Gazeta Shqiptare

Luks i shfrenuar! Cili është destinacio­ni i pushimeve të VIP- ave shqiptarë?

Nga Luana te Armina, ja si po i kalojnë ditët e nxehta bukuroshet e ekranit Zbuloni fotot që po "djegin" rrjetin

- Egla Xhemali

shtë sezoni i preferu ar i personazhe­ve të njohur. Pas një viti plot impenjime, thuajse të gjithë ata u janë drejtuar vendeve bregdetare. Si gjithë kuriozitet­i i ndjekësve dhe fansave është i madh për të ditur se ku udhëtuan VIPat shqiptarë këtë sezon veror për të kaluar pushimet. Nga një vëzhgim i tpz. al është vënë re se shumica prej tyre në listën e tyre kryesore kanë vetëm një vend dhe ai është ishulli luksoz Mykonos, që ndodhet në shtetin fqinj Greqi. I vizituar nga shumë personalit­ete botërore, me bardhësinë e ndërtesave dhe detin e kaltër, ky vend ofron disa pamje të mrekullues­hme. Por, sikurse është një destinacio­n i lakmuar aq është dhe i shtrenjtë! Një natë në Mykonos kap shifra të ' çmendura' për njerëz të thjeshtë. Vlera minimale 1 mijë euro për një dhomë hoteli, e bën të lakmuar, por të paarrirë. Më poshtë po ju sjellim disa nga VIP- at që zgjedhur destinacio­ne luksoze.

Pas shumë projektesh Luana më në fund ka vendosur që të niset me pushime. Bukuroshja seksi ka zgjedhur të pushojë në një destinacio­n shumë luksoz si Monako, vend në rivierën e bukur franceze. Duke qenë se Getoari dhe Marina nuk ndodhen aty, të gjithëve është aluduar se moderatorj­a po pushon me të dashurin e saj e shumëpërfo­lur, Krenar Çoçajn. Vjollca ka ndarë në llogarinë e saj në "Instagram" disa foto e video të ndryshme. Në disa prej tyre ka vendosur edhe emrin e hotelit ku po qëndron. Duke u nisur nga kjo, ne u bëmë kuriozë të dimë se sa kushton një natë qëndrimi në këtë hotel luksoz. Me një kërkim të thjeshtë në "google" pamë që një natë qëndrimi në "Hôtel de Paris Monte- Carlo", kushton rreth 710 dollarë.

Pas Maçu Piçut në Amerikën Latine, Blendi Fevziu ka zgjedhur të arratiset disa ditë në Mykonos. Si duket dhe moderatori i njohur është tunduar nga fotot e shumta që qarkullojn­ë mes VIP- ave shqiptarë. Duhet të them që Blendi është një nga personazhe­t që i pëlqen të eksploroj vende nga më të ndryshmet.

Ilda Bejleri shkoi me helikopter privat në Mykonos dhe ndau foto nga ishulli luksoz ku po shijon ditët e nxehta të verës. Bukuroshja seksi ka qenë këto kohë në qendër të mediave rozë për sherrin me Shakahoxhë­n, mirëpo kjo nuk ka ndikuar edhe aq sa t'i prishte planet për pushimet e verës. Bejleri shfaqet më tërheqëse se kurrë në fotot që ka ndarë në rrjetet sociale.

Adrola Dushi, e cilësuar si një ndër modelet më të bukura shqiptare u shfaq në Mykonos dhe zgjodhi të kalojë një pjesë të pushimeve në vendin e preferuar. Thuhet se bukuroshja do jetë pjesë e klipit të ri të rokerit më të dashur të momentit, Eugent Bushpepa.

Rashel Kolaneci, ish- velina e Xing- ut që mori vëmendje për format e saj perfekte, nuk rreshtet së pushuari në Mykonos, që duket se e ka bërë si një udhëtim të natyrshëm. Bukuroshja seksi ka vendosur të jetë më e tërhequr nga ekrani, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për rrjetet sociale.

Arjola Shehu nuk linte dot pa provuar dorën e Nusretit, që me delikatesë e ushqeu me dorën e tij bukuroshen e ekranit shqiptar. Nuk dihet nëse Shehu do ketë ndonjë emision nënë drejtim gjatë sezonit të ri televiziv, megjithatë duhet të themi që ajo shkëlqeu te "Netët e klipit".

Viola Spiro mezi e kishte pritur të provonte hedhjen e kripës si Nusreti. Bukuroshja tërheqëse ka vizituar restoranti­n e tij në Mykonos, ku duket se po kalon mjaft mirë. Nuk e dimë në shoqërinë e kujt është, megjithatë Spiro duket tejet e lumtur në Greqi.

As ajo nuk do i shpëtonte vendit më të pëqyer të momentit. Blogeria e njohur është shkëputur disa kohë nga angazhimet e përditshme, për ti kushtuar disa ditë relaksi vetes. Armina Mevlani ka qenë në Mykonos prej nga dogji rrjetin me fotot e saj të nxehta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania