Gazeta Shqiptare

Serbia furnizohet nga Rusia me pajisje të rënda ushtarake

Vuçiç: Rumania i bllokoi për shkak të sanksionev­e të BE- së "Këto na duhen për të ruajtur sovranitet­in"

-

Automjetet e blindu ara ushtarake ruse kanë nisur të mbërrijnë në Serbi, ndërsa deri në fund të vitit pajisje të tjera ushtarake si armë të kalibrave të ndryshme do të dërgohen në Nish. Në ceremoninë e pranimit të pajisjeve ushtarake ishte i pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili konfirmoi për mediat vendase se disa pajisje ushtarake ruse që ishin nisur për në Serbi ishin bllokuar nga Rumania përmes rrugës së Danubit për shkak të sanksionev­e të BEsë në lidhje me rajonin e Krimesë. Vuçiç nuk tregoi se si donacioni i automjetev­e të blinduara ruse iu dorëzua Serbisë, por tha se kjo është bërë, "në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend". "Ato kanë mbërritur në vendin tonë me gjithë kundërshti­met e disave. Këto na duhen për të ruajtur sovranitet­in. Nuk kemi plane për pushtim, këto na duhen vetëm për të mbrojtur vendin tonë", tha Vuçiç. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më 27 korrik se marrëveshj­a ushtarake- teknike me Rusinë po zbatohet sipas afatit. Presidenti Vuçiç e falënderoi Rusinë për donacionin dhe presidenti­n rus, Vladimir Putin. "Tani është në modë të flitet kundër Putinit. Unë nuk dua të jem në modë, përkundraz­i dua të jem falënderue­s ndaj Putinit", tha presidenti Serb. Ai njoftoi se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopter­ë luftarakë ' Mi- 35', tre helikopter­ë transporti ' Mi17', si dhe tanke të tjera ' BRDM- 2MS' dhe ' T- 72' nga Rusia.

ALEKSANDAR VUÇIC

Vuçiç nuk tregoi se si donacioni i automjetev­e të blinduara ruse iu dorëzua Serbisë, por tha se kjo është bërë, "në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend". "Ato kanë mbërritur në vendin tonë me gjithë kundërshti­met e disave. .

MINISTRIA E MBROJTJES

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më 27 korrik se marrëveshj­a ushtarake- teknike me Rusinë po zbatohet sipas afatit. Presidenti Vuçiç e falënderoi Rusinë për donacionin dhe presidenti­n rus, Vladimir Putin. "Tani është në modë të flitet kundër Putinit. Unë nuk dua të jem në modë, përkundraz­i dua të jem falënderue­s ndaj Putinit", tha presidenti Serb.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania