Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e 1270 mësuesve që do t'i nënshtrohe­n provimit në gusht

QSHA: Kujdes, paraqisni dokumentac­ionin e plotë ditën e provimit ose nuk kualifikoh­eni Kush do të testohet në profilin Gjeografi, Kimi, Histori e Biologji

-

Para disa ditësh ka nisur testimi për mësuesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucio­net e arsimit parauniver­sitar në vend. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listat me emrat e 1270 mësuesve që do të kryejnë testimin e informatiz­uar në muajin gusht, sipas kalendarit "Mësues për Shqipërinë". Në këtë të fundit janë shpallur të gjitha datat dhe oraret e provimeve sipas profileve përkatëse, përkatësis­ht në Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi dhe Art Pamor. "Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 12, datë 27.02.2018 ' Për organizimi­n e testimit të informatiz­uar të kandidatëv­e për t'u punësuar në institucio­net arsimore publike, të arsimit parauniver­sitar' i ndryshuar, ju bëjmë me dije se gjatë muajve korrikgush­t 2019, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatiz­uar për punësimin e mësuesve. Në vijim do të publiko

het kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin e testimit të informatiz­uar. Testimi i informatiz­uar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( më poshtë QSHA) me adresë: bulevardi ' Zhan D'Ark', nr. 23, Tiranë ( ishATSH)", - bën me dije QSHA.

DOKUMENTAC­IONI

Qendra e Shërbimeve Arsimore shton se në ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoft­im ( kartë ID ose pasaportë), kopje të kartës ID ose pasaportës si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ ZA për fazën e dytë të konkurrimi­t. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar. "Për paraqitjen në qendrat e testimit, aplikanti duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtim­i. 2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit. 3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit", - nënvizohet në njoftim. Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë kandidatëv­e që të bëjnë verifikimi­n e emrit, mbiemrit, profilit si dhe datën e orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www. akp. gov. al.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania