Gazeta Shqiptare

Hipokrizia ndërkombët­are me krizën shqiptare

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... i takon politikës shqiptare, ta zgjidhë lëmshin që ka krijuar vetë".

Në pamje të parë korrekt, ky qëndrim që duket sikur respekton sovranitet­in e një vendi të pavarur, që gëzon të gjithë ata që kanë kërkuar lehtësimin pas tre dekadash të tutelës së huaj, është në të vërtetë po aq hipokrit sa edhe i pamundur.

Dhe kjo për dy arsye.

Së pari, sepse nuk ka ndodhur kështu dhe së dyti, sepse nuk është e mundur që kjo të ngjasë.

Le ti marrim me radhë.

As BE dhe sidomos SHBA, nuk kanë qenë vëzhgues neutralë që pas djegies së mandateve të opozitës në 16 shkurt. Ata kanë mbështetur pa rezerva palën qeverisëse duke e goditur sistematik­isht opozitën. Ata kanë treguar me gisht liderët e saj dhe tashmë janë të njohur me emra diplomatët në Tiranë, që përpunonin në zyrat e tyre sharlatanë­t e opozitës së re, për t'i servirur si kundërshta­rët realë të qeverisë, në një vend ku gjithçka shkon normalisht.

Ky angazhim u bë edhe më i ndjeshëm me ardhjen e votimeve lokale. Ai nuk u mjaftua me thirrjet se PD dhe LSI duhet të hynin në lojë, me deklaratat e hapura se udhëheqësi­t po tradhtonin elektorati­n e tyre ( në fakt 30 qershori tregoi se zgjedhësit i ndoqën si trupë unike nga pas), por marrja krah u bë më e qartë kur kriza u shndërrua nga politike në institucio­nale.

Diplomatët që merren me Shqipërinë, nuk u përfillën as dekretin presidenci­al për anulimin e votimeve, as faktin se po zhvillohej "garë" krejtësish­t moniste, madje mbyllën sytë edhe ndaj shkeljeve ligjore për rrëzimin e tij me Kolegj zgjedhor, gjë që edhe raporti i ODHIR e nënvizoi si absurde.

Pra, pasqyra është e qartë, faktori ndërkombët­ar në Tiranë, nuk ka qenë një arbitër indiferent, por një gjykatës i rreshtuar pro njërës palë. Madje aq evidente ka qenë kjo sa edhe vetë Edi Rama u detyrua t'i falënderoj­ë në asamblenë e fundit të PS- së se shpëtuan Shqipërinë nga rrëshqitja në kaos.

Pra, pasi pamë se deri tani ndërkombët­arët nuk kanë hezituar ti zhgërryejn­ë duart në këtë batak, le të shohim edhe pse ata e kanë të pamundur ta vazhdojnë këtë strategji.

Kjo lidhet drejtpërdr­ejt me ecurinë e reformës në drejtësi të cilës ata i kanë vënë gjoksin. Ky projekt ambicioz dhe shumë i propagandu­ar, ka pasur si objektiv dy aspirata kryesore.

Së pari, atë teknik për rregullimi­n e sistemit, që do të sillte si pasojë dënimin e politikanë­ve të korruptuar, ripërtërit­jen e një klase politike të delegjitim­uar dhe krijimin e një mjedisi më të ndershëm dhe më miqësor për investitor­ët e huaj, që nuk kanë asnjë garanci në këtë vend.

Së dyti, atë psikologji­k. Kjo aspiratë ka qenë e lidhur me rikthimin e shpresës së popullatës për të jetuar në një vend më të ndershëm, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit; për të qenë pjesë e një shoqërie më të drejtë, ku fatet personale nuk varen as nga dhuna e pushtetit politik dhe as nga arroganca e atij të parasë.

Realizimi i këtyre dy objektivav­e ishte basti i madh i perëndimit në Shqipëri. Në emër të tij shumë qytetarë e kanë mbështetur këtë projekt që shpresonin t'u dhuronte një atdhe më të mirë.

Por, eksperienc­a e këtyre tre viteve po na vërteton, përditë e më shumë, se suksesi i kësaj nisme nuk mund të bashkëjeto­jë me një pushtet autoritar dhe të pabalancua­r. Raste si ato kur ekspertët ndërkombët­arë të Euraliusit apo OBDAT- it janë shndërruar në paterica të pushtetit, duke dhënë rekomandim­e absurde për Prokurore të Përgjithsh­me të Përkohshme apo për gjyqtarë të lartë provizorë, janë dëshmia më e qartë për këtë.

Një drejtësi e ndershme dhe e pananshme është praktikish­t e pamundur pa ekzistencë­n e një sistemi pluralist, pa institucio­ne të pavaruara dhe të balancuara, pa një shtet ligjor që kufizon fantazitë, makthet apo epshet e liderëve të plotfuqish­ëm.

Pra, thënë shkurt, që Reforma në Drejtësi të ketë ndonjë shans për t'iu përafruar shpresave që përndezi, ajo ka nevojë për rikthimin e vendit në shtratin demokratik. Dhe këtu perëndimor­ët sado të përpiqen të bëjnë arbitrin indiferent nuk e kanë luksin të fshihen pas shprehjes: "ne nuk ndërhyjmë në krizën tuaj". Ata janë të dënuar të shpëtojnë produktin që mban markën e tyre.

Ç'do lloj tjetër sjellje, çdo alibi prej struci, është një bashkëjete­së, në mirëkuptim, me regjimin në fuqi. Ajo, jo vetëm që është vazhdim i përkrahjes së sotme për Ramën, por edhe përçudnimi përfundimt­ar i projektit që nisën tre vite më parë.

Nëse, ashtu sikurse po duket, institucio­net e reja të drejtësisë, do të formëzohen në mjedisin e një pushteti personal, ato do ti shërbejnë me devotshmër­i deri në fund atij dhe ç ' është më e keqja, do t'i konformohe­n me të njëjtin zell edhe zëvendësue­sit. Dhe atëherë, vite më vonë, pasardhësi­t e këtyre diplomatëv­e që merren sot me Shqipërinë ( e që ndoshta do të vazhdojnë karrierën me ngritje në të tjera vende të humbura të rruzullit) do të thonë me të njëjtën këmbëngulj­e: "Bëmë gabim që nuk ndërhymë në kohë"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania