Gazeta Shqiptare

Krali merr bashkinë, protestues­it përplasen me policinë, sulmojnë prefekten

-

Përveç

Devollit edhe në Kavajë ka qenë dje një situatë e tensionuar, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike. Kryetari i ri Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka mundur të hyjë në zyrën e tij vetëm pasi ka mbaruar orari zyrtar i punës dhe kryebashki­aku demokrat Isa Sakja është larguar nga bashkia. Shkak është protesta e mbështetës­ve të PD- së, të cilët nuk e kanë lejuar atë dhe prefekten që të shkojë në zyrë. Protesta është shoqëruar edhe me tensione të forta ku nuk kanë munguar përplasjet e militantëv­e të PD me policinë në mënyrë që të mos hyjë kryebashki­aku i ri Redjan Krali. Ata kanë sulmuar edhe prefekten e qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari, e cila po mbante një konferencë për shtyp ku po sqaronte procedurat ligjore për konstituim­in e Këshillit Bashkiak. Ndërkohë që kryetari aktual i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, i cili ka deklaruar se nuk do ta lërë bashkinë atyre që kanë dalë nga votime ku morën pjesë vetëm 5 për qind. "Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 për qind e qytetarëve të Kavajës kanë votuar", - tha Sakja. Protestues­it janë shprehur të vendosur për të mos lejuar kryebashki­akun e ri të që hyjë në bashki, ndërkohë që Policia e Kavajës në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se do garantojë kalimin e detyrës së kryebashki­akut nga Sakja te Krajli. Ndërkohë që drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, ka deklaruar dje nga Kavaja se kryetar i Bashkisë është Redjan Krali dhe se askush nuk do të mund të pengojë punën e PS dhe të kryetarëve të rinj. "Do nisim punën që nesër. Nuk i pengon dot asnjë huligan dhe asnjë çetë. Organet ligjzbatue­se të bëjnë punën e tyre", - tha Spiropali. Ndërkohë që pas përfundimi­t të orarit zyrtar Krali i shoqëruar edhe nga përkrahës të PS ka hapur derën me forcë dhe ka hyrë në zyrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania