Gazeta Shqiptare

Betohet Erion Veliaj, ndryshime në drejtimin e bashkisë

-

Erion

Veliaj është bet uar për një mandat të dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës për të vijuar punën për transformi­min e Tiranës në qytet modern europian dhe bashkëkoho­r. Në prani të kryeminist­rit Edi Rama, deputetëve dhe këshilltar­ëve bashkiakë të Tiranës, Veliaj ka marrë zyrtarisht detyrën, ndërsa u zotua se në këtë 4- vjeçar që starton sot do të bëjë më shumë punë të mira për Tiranën dhe do të angazhohet çdo ditë për t'i shërbyer dhe rritur mirëqenien e qytetarëve të saj. Në fjalën e tij të parë si kryebashki­ak i ri i Tiranës, Veliaj falënderoi Partinë Socialiste, kryeminist­rin Edi Rama dhe qytetarët e Tiranës që i besuan atij drejtimin e bashkisë dhe punëve në kryeqytet për një mandat të dytë. "I kam qenë gjithmonë shumë mirënjohës Edi Ramës dhe PS që më dha besimin të drejtoj kryeqyteti­n në këto vite, por në fakt këtë mirënjohje në këtë mandat e kam dy herë më të madhe, se tani kam rënë në dashuri me bashkinë dhe tani e kuptoj se ç'mendim ose ç'vështirësi për vendimmarr­je mund të ketë pasur Edi Rama, PS, ata që më dhanë këtë mbështetje, pasi kanë qenë këtu dhe nostalgjia e të pasurit të një vendi ku ke rënë në dashuri, ke shërbyer me dashuri, ke kaluar me përkushtim ditë të tëra, për t' ia transferua­r dikujt të ri, besoj që ka qenë jashtëzako­nisht e vështirë dhe sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe për besimin që mu dha nga qytetarët e Tiranës, ndoshta në zgjedhjet më të pazakonta në historinë e qytetit tonë dhe vendit tonë", - tha Veliaj. Gjatë mbledhjes së djeshme, Toni Gogu u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak, Vjollca Braho dhe Luan Bregazi, nënkryetar­ë të tij. Ndërkohë që në pozicionet e nënkryetar­ëve u zgjodhën Aniza Ruseti dhe Anuela Ristani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania