Gazeta Shqiptare

Meta: Nuk ka integrim me lobingje dhe qoka, 18 tetori do të jetë vonë

"Po të kem problem shkoj te doktori, nevojë për piktura s'kam"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë edhe një herë apel politikës shqiptare që të heqë dorë nga konfliktua­liteti dhe të angazhohet në dialog për të gjetur një zgjidhje për krizën politike para se ajo të dëmtojë procesin e integrimit. Në një dalje për mediat ku prezantoi ngritjen e forumit "Unë jam arbëresh", kreu i shtetit nuk iu shmang as komenteve lidhur me situatën politike në vend, duke i kërkuar qeverisë dhe opozitës që të lënë pushimet e gushtit, dhe të dialogojnë për të gjetur zgjidhjen e krizës. "Kam ndërmarrë iniciativa­t e mia si president, jo vetëm informale, por edhe publike, në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, i kam kërkuar edhe OSBE- së. Unë nuk përkrah politikën e kapjes së institucio­neve të Ramës apo axhendën e Bashës apo zonjës Kryemadhi. Vlerësoj qëndrimet realiste, si partitë opozitare nga Mediu, apo Shehu, apo qëndrimet e zotit Milo nga koalicioni i majtë, që kuptojnë që ky proces është i minuar dhe që kërkojnë të hapin kontributi­n e tyre për ta shpëtuar. Shpresoj që të ketë kontribute të tjera dhe jo pushime të rehatshme për të rifilluar në shtator me alibitë", - tha ai. Nga ana tjetër, ai theksoi se mbetet shumë e rëndësishm­e, aq më shumë kur koha po kalon që institucio­net shtetërore të marrin masat për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 13 tetorit. "Ndryshe - tha Meta - përgjigja që mund të vijë nga BE- ja më 18 tetor do jetë jopozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët". "Me këtë situatë krize të thellë që ka vendi dhe aq më tepër me prapësinë dhe mungesën e vullnetit për zgjedhje vendore gjithëpërf­shirëse, kam thënë që nuk ka çelje të negociatav­e të Shqipërisë me BE. Nuk jam këtu t'i bëj qokë askujt, as qeverisë e as opozitës, jam këtu për interesin kombëtar. Pa zgjedhje vendore, gjithëpërf­shirëse, në 13 tetor, mos prisni asnjë mrekulli më 18 tetor dhe të gdhiheni me çelje negociatas­h. Ndaj kam apeluar për

BECHETI

"Nuk kam hallin e ' Venecias', por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechetit dhe që qeveria ta fitojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët", - deklaroi Meta.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania