Gazeta Shqiptare

Hahn: Reforma në drejtësi e suksesshme, negociatat peng e situatës politike

Komisioner­i në ikje i BE- së vuri theksin te nevoja për dialog mes aktorëve kryesorë Vasili: Hahn lan duart si Ponc Pilati, merakosej për kërpudhën

-

Ndryshe nga sa men don Presidenti i Re publikës dhe opozita, Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka një vlerësim krejt tjetër sa i përket reformës në drejtësi. Duke folur në një intervistë për mediet austriake, Hahn tha se është e padrejtë që të hedhësh akuza ndaj reformës në drejtësi vetëm sepse Gjykata Kushtetues­e është jashtë funksionit. Ai theksoi se fakti që shumica e gjyqtarëve të kësaj gjykate janë shkarkuar nga vetingu, tregon se drejtësia e re ka dhënë rezultate. "Shqipëria ka bërë përparim të mirë këtu. Të akuzosh për shembull se nuk po punon Gjykata Kushtetues­e është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm sesa e suksesshme ka qenë puna e komisionit të ngritur për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga sistemi", - tha ai.

NEGOCIATAT

Por sipas tij, rezultatet e kësaj reforme duket se nuk do ta ndihmojnë dot Shqipërinë që të kalojë testin e çeljes së negociatav­e në këtë vjeshtë. Sipas tij, Shqipëria ka disa probleme që janë shfaqur në plan të parë, duke renditur bojkotin e opozitës, pamundësin­ë e qeverisë për të vendosur dialog dhe konflikti i hapur mes qeverisë dhe Presidenti­t të Republikës. "Për Shqipërinë për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë, të tilla si bojkoti i opozitës, qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, por edhe debati me Presidenti­n. Ne kemi bërë një rekomandim, por vendet anëtare të BE- së vlerësojnë gjithashtu situatën e përgjithsh­me politike", - tha Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn.

VASILI

Menjëherë pas bërjes publike të deklaratav­e të zyrtarit të BE- së ka reaguar numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili i kujton atij se është kujtuar vonë në lidhje me nevojën e dialogut. "Hanh lan duart si Ponc Pilati dhe kujtohet për dialogun politik!? Askush në Europë, por edhe në Shqipëri nuk kishte asnjë dilemë që pa një dialog politik të qëndrueshë­m, të sinqertë dhe vizionar në Shqipëri nuk do të kishte për

 ??  ??
 ??  ?? Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn
Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania