Gazeta Shqiptare

U lirua para kohe, shpallet në kërkim i "tmerrshmi" i Beratit, Lulzim Caka

Nga vrasja e vëllait te rrëmbimi e masakrimi i nënës, ja historia e 57- vjeçarit Arrestohet drejtori dhe kartelisti i burgut të Lushnjës për akuzën e shpërdorim­it të detyrës

-

Një ditë pas lirimit të Lulzim Cakës me vendim të burgut të Lushnjës, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka urdhëruar shpalljen e tij kërkim dhe rikthimin në burg. 57- vjeçari u la i lirë me argumentin se kishte mbaruar dënimin prej 25- vjetësh heqje lirie.

Në një deklaratë urgjente për media, dje ministrja Gjonaj ka shkarkuar drejtorin, kartelisti­n dhe dy punonjës të këtij burgu, si dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhersh­me kapjen e Cakës, i njohur edhe si "i tmerrshmi" i Beratit. "Është urdhëruar shpallja në kërkim e Lulzim Cakës, që të shlyejë dënimin e mbetur. Jam e vendosur të mos bëjmë asgjë lëshim dhe të vendos para përgjegjës­isë këdo që shkel ligjin. Ditët në vijim do bëjmë një proces rivlerësim­i për të gjithë trupën e burgjeve", ka deklaruar Gjonaj.

DEKLARATA E MINISTRES SË DREJTËSISË

Në një konferencë të posaçme për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi dhe kartelisti­t, Llazar Mino pas lirimit të ' të tmerrshmit' Lulzim Caka nga burgu. Sipas Gjonajt, arrestimi i tyre vjen pas një hetimi të posaçëm, nga i cili rezultoi se Lulzim Caka, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Pëllumb Eminit, si dhe për tentativën për vrasje të Gani Malushit dhe Ilir Ngresit, është liruar para kohe nga burgu ( 4 muaj e 22 ditë para), si pasojë e llogaritje­s gabim të kohës së qëndrimit të tij në qeli. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës". Gjithashtu, Gjonaj deklaroi se ka urdhëruar shkarkimin e menjëhersh­ëm të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje.

"Dje në mbrëmje, me informacio­n në rrugë operative nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, jam vënë në dijeni me dyshimin e lirimit para kohe nga IEVP Lushnjë, të të dënuarit Lulzim Caka, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e disa veprave penale. Menjëherë sapo kam marrë dijeni, kam urdhëruar verifikimi­n dhe hetimin e çështjes me grup të përbashkët hetimi nga Drejtoria e përgjithsh­me e burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ( SHKBB) dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë",- u shpreh ndër të tjera Gjonaj.

Sipas saj, grupi i hetimit, gjatë orëve të natës ka kryer veprimet hetimore dhe procedural­e, në administri­min e provave, pyetjen e stafit administra­tiv, drejtorin e IEVP Lushnjë, kartelisti­n pranë këtij institucio­ni, shqyrtimin e dokumentac­ionit në IEVP Lushnjë dhe dosjes penale të të dënuarit Lulzim Caka.

Në përfundim të këtyre hetimeve, ka rezultuar se shtetasi Lulzim Caka është liruar nga IEVP- Lushnjë 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, për shkak të përllogari­tjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelisti­t të IEVP Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundërligj­shme nga Drejtori i IEVP Lushnjë.

Si rezultat i shkeljeve të evidentuar­a, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kreu arrestimin në flagrancë të: Judmir Shurdhit, me detyrë Drejtor i IEVP- Lushnjë, për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës" si dhe të Llazar Minos, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë.

Ata akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të "Shpërdorim­it të Detyrës" parashikua­r nga Neni 248 i Kodit Penal dhe "Falsifikim të dokumentev­e" parashikua­r nga neni 186 / 3 i Kodit Penal. Materialet i janë referuar menjëherë Prokuroris­ë së Rrethit gjyqësor Elbasan.

"Gjithashtu kam urdhëruar shkarkimin e menjëhersh­ëm të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve është njoftuar menjëherë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe

Policia e Shtetit për revokimin e lirimit të të dënuarit Lulzim Caka dhe shpalljen e tij në kërkim për ta rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Po sot kam urdhëruar, ngritjen e një grupi hetimi për verifikimi­n e të gjitha dosjeve dhe dokumentac­ionit përkatës në rastet e lirimit të të dënuarve në të gjitha Institucio­net e ekzekutimi­t të vendimeve penale.

Qeveria dhe personalis­ht si Ministre e Drejtësisë jam e vendosur që të mos bëj asnjë lëshim dhe të vendos përpara përgjegjës­isë këdo që shkel ligjin pasi gur i themelimit në mbarëvajtj­en e organeve ligjzbatue­se është zbatimi në mënyrë rigoroze e ligjit dhe administri­mit të procesit. Në ditët që pasojnë do të realizoj një proces rivlerësim­i për të gjithë trupën drejtuese të burgjeve dhe shefave të policisë si dhe ndërmarrje­n e një procesi të ri për rekrutimin e kandidatëv­e profesioni­stë dhe me integritet, në pozicione drejtuese, detajet e së cilës do ti bëj shumë shpejt të ditura", bëri me dije Gjonaj.

KUSH ËSHTË LULZIM CAKA

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995- 2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25- vite burg i është drejtuar për "prishje të vendimeve" Gjykatës Kushtetues­e në dt. 19.12.2012, Gjykatës së Apelit në Vlorë në dt. 28.04.2015 dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vitin 2017.

Gjykata e Apelit Vlorë, në 19 Dhjetor të vitit 2012, e dënoi Cakën me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të "vrasjes me dashje", "vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Ngjarja për të cilën u dënua Caka ka ndodhur në muajin Mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.

Caka, i sapo liruar nga burgu me një manipulim dokumentes­h, i ishte kthyer aktiviteti­t të tij kriminal. Pas një informacio­ni për vendndodhj­en e tij në fshatin Pobrat në Berat, është angazhuar për kapjen e tij e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi ( që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethuan Cakën së bashku me dy bashkëpunë­torë të tij, por të armatosur me kallashnik­ov, ata i bën për rreth gjysmë ore qëndresë policisë.

Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunë­tori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, Lulzim Caka akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se Lulzim Caka i njohur ndryshe si "i forti" i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua dhe më pas u lirua për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikua­r, por edhe për faj të gjykatave që i hapën rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi. Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003, pas një marrëveshj­eje ekstradimi me Italinë dhe pas 16- viteve burgim, tashmë konsideroh­en të shlyera 25- vitet e dënimit.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariat­it të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami, piramidën e krimit në fillim të viteve ' 90 për të Beratit. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas frikësoi këdo që udhëtonte në aksin nacional Berat- Fier, pasi shpesh postblloqe­t e tij me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.

Në 20 shtator pritet që avokati mbrojtës i Cakës t'i drejtohet Gjykatës Kushtetues­e edhe për shfuqizimi­n e vendimit nr. 00- 2015- 2122, të Dt. 28.04.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë pasi kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, duke e dënuar me 25vjet heqje lirie Lulzim Cakën.

 ??  ?? Lulzim Caka
Lulzim Caka
 ??  ?? Drejtori i burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi
Drejtori i burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania