Gazeta Shqiptare

DASH i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara Vangjush Dakos dhe anëtarëve të familjes së tij

Reagon ish- kryebashki­aku: Nuk di asgjë për vendimin, nuk kam koment Vendimi i marrë nga Sekretari i Shtetit thekson se ai është përfshirë në raste madhore korrupsion­i

-

Departamen­ti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish- kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Sipas ' Zërit të Amerikës', e cila citon DASH, vendimi i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsion­i. Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacio­ne të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsion­i, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t'ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të ditës së djeshme, Vangjush Dako, bashkëshor­tja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi thuhet në njoftimin e Departamen­tit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsion­in në vende të tjera të botës. Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Llallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Emri i Vangjush Dakos, ish- kryetar i bashkisë së Durrësit në disa mandate dhe anëtar i kryesisë socialiste është përfshirë në një skandal në Shqipëri që ka të bëjë përgjigjet e dosjes 339 ku Dako është kapur në përgjime me eksponentë të botës së krimit. Këto përgjime janë kthyer në kalin e betejës politike të opozitës. Për këtë arsye socialiste­t nuk e kandiduan më Vangjush Dakon në Bashkinë e Durrësit.

DEKLARATA E DAKOS VITIN E KALUAR

Në tetorin e vitit të kaluar, i ftuar në studion e emision "Opinion" Vangjush Dako, asokohe kryetar i bashkisë në Durrës, pohoi se ambasada amerikane në Tiranë e kishte refuzuar përkohësis­ht vizën ndaj tij e familjes së tij. Ndërsa foli për procedurën e aplikimit, Dako tha se ambasada refuzoi vizën amerikane për të me argumentin se nuk kishte plotësuar si duhet dokumentet. "Është e vërtetë që ma kanë refuzuar. Kam shkuar me vajzën time dhe me gruan për të marrë vizë, dhe kam bërë të gjitha proceduara­t që duheshin. Në fund një që ishte përtej sportelit, më tha "sa shtëpi ke" u pamë në sy me nusen, dy i thashë unë. Më tha "sa makina ke", tre i thashë unë. Për 24 orë më erdhi një vizë dhe më tha që të refuzohet, përkohësis­ht viza. Në bazë të nenit 233 G. Pashë nenin dhe ishte refuzim i pjesshëm, mund të aplikoni brenda 6 muajve pa pagesë me arsyetimin se nuk keni qenë korrekt me dokumentet. Nuk shkova më dhe nuk e di nëse e marrë apo jo dhe thash do dalin tani këta e do thonë ' s'më dhanë vizë s'më dhanë vizë'. Nuk më kanë refuzuar të më thonë që na ti dhe unë të grisja pasaportën." - deklaronte Dako në emision "Opinion" më 25 tetor të vitit të kaluar.

REAGIMI I DJESHËM

Pas lajmit të publikuar nga ' Zëri i Amerikës', sipas së cilës Departamen­ti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA, ish kreut të Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako e familjes së tij, vjen reagimi i këtij të fundit. Në një prononcim për "Neës24", Vangjush Dako tha dje se nuk është në dijeni të një vendimi të tillë. "Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin",- u shpreh Dako në një prononcim të shkurtër për "News24".

 ??  ?? Ish- kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako
Ish- kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania