Gazeta Shqiptare

I shpëtoi dënimit, prangoset në Angli i shumëkërku­ari Gentian Doda

-

BRITANI - Gentian Doda, njeriu që korruptoi gjyqësorin dhe i shpëtoi dënimit me 20 vite burg për vrasje, është prangosur në Britaninë e Madhe. Lajmi konfirmohe­t nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat thanë për "News24' dhe "GSH" se prej 3 muajsh janë duke u kryer procedurat për ekstradimi­n e tij në drejtim të Shqipërisë, për t'u përballur me akuzat. Krahas procesit në gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta rikthejë sërish në burg Gentian Dodën, për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997, i shumëkërku­ari ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsion­it. Ai dyshohet se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtësoi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë. Gentian Doda u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2012, pasi u arrestua atje për llogari të autoritete­ve shqiptare. Ai akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të 1997. Pas një kalvari të gjatë përballjes­h gjyqësore, që nga 2001, i shumëpërfo­luri i botës së krimit, u dënua me 20 vite burgim. Teksa ndodhej në burgim e Fushë Krujës, ai kërkoi rishikimin e vendimit me argumentin se ishte dënuar në mungesë. Nga gjykata e Lartë dosja mbërriti në shkallën e Parë në Mat. Një treshe gjykuese vendosi të lehtësojë pozitën e të dënuarit, duke bërë rikualifik­im të veprës penale, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania