Gazeta Shqiptare

"Dako non grata në SHBA", Mustafaj: Nxitje për prokurorin­ë

-

TIRANË - Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar në studion e "News24" në rubrikën "Opinion" vendimin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit për t'i ndaluar hyrjen në SHBA kryebashki­akut të Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij. Mustafaj e shikon këtë jo si surprizë sa i përket dyshimeve të ngritura nga sekretari i shtetit, por një lloj surprize për rrethanat. Ai thotë se ky është një moment që prokuroria të tregojë se sa e pavarur është për të kuptuar nxitjen e DASH. "Zakonisht në praktikën e vet, DASH do të thotë sektori konsullor deklaron refuzim vizash kur kërkohet një vizë. Në këtë rast nuk kemi një praktikë të zakonshme që Dako të ketë kërkuar vizë. Në këtë kuptim gjesti është i pazakontë.

Në argumentin që jep DASH, dyshimet që shpreh nuk janë surprizë as për mua e as për opinionin publik shqiptar. Ka disa vjet që përmendet për korrupsion në përmasa shumë të mëdha. Në këtë kuptim nuk ka surprizë për dyshimet që artikulohe­n, por një farë surprize për rrethanat që u bë ky lajm. Dako është persona non grata në SHBA. Nga ana diplomatik­e është një mesazh që i dërgohet prokuroris­ë. Në mënyrë publike mban një qëndrim ndaj një njeriu dhe familjes së tij. Penalizimi i familjes së tij është me kuptim sepse do të thotë që familja ka qenë përfituese. Në vlerësimet që ka ambasada amerikane këtu, DASH atje, familja ka qenë përfituese. Pas vepron drejtësia, një drejtësi e pavarur, profesiona­le dhe e drejtë, atëherë DASH merr vendimet e veta, por përgjithës­isht është një periudhë që zgjat shumë. Ne kemi një precedent që është precedenti me Adriatik Llallën. Ne do të shohim se sa do të jetë këmbëngulë­se mbrojtja dhe sa do të jetë e pavarur prokuroria për të kuptuar nxitjen që i bën DASH",- deklaroi Mustafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania