Gazeta Shqiptare

Po festonin daljen e shokut nga burgu, arrestohen dy vëllezërit e kërkuar për tentativë vrasjeje

-

DIBËR - Dy vëllezër nga Dibra kanë përfunduar në pranga, pasi kanë tentuar të vrasin një 24- vjeçar për motive hakmarrjej­e.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit: K. K 36 vjeç dhe A. K 28 vjeç u arrestuan gjatë operacioni­t të koduar "Tartaj". Sipas bluve, dy vëllezërit janë me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore në fushën e krimit ndaj personit dhe pronës. Ndërsa pohohet se operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Dibër. "Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tyre, Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirorganiz­uar dhe informacio­neve të grumbullua­ra në rrugë operative, në orët e para të mëngjesit të datës 30.07.2019, finalizuan me sukses operacioni­n policor të koduar "Tartaj". Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit: K. K. dhe A. K, banues në fshatin Tartaj, njësia administra­tive Zall Dardhë, Dibër", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërsa, sqarohet se dy shtetasit e mësipërm u kapën në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu. Arrestimi i tyre u bë, pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, ( i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia), në fshatin Nezhaj, Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjej­e. Kjo ngjarje është nën hetim nga prokuroria për veprat penale: "Vrasja me paramendim mbetur në tentative", kryer në bashkëpuni­m dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania