Gazeta Shqiptare

"Fiskalizim­i", fatura elektronik­e dhe raportim shitjesh në kohë reale

Drafti del sot për konsultim me grupet e interesit, ndryshimet që e shoqërojnë Çdo transaksio­n, ' online' për çdo produkt

-

Ministria e Finan cave ka gati një projektlig­j, të cilin do ta nxjerrë për konsultim me grupet e interesit. Projektlig­ji synon të sjellë një mënyrë të re të raportimit të shitjeve nga bizneset. Me ligjin e ri, faza e parë e zbatimit të të cilit pritet në nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe që hyjë plotësisht në fuqi në vitin 2021, bizneset do të lëshojnë fatura elektronik­e si në marrëdhëni­et mes tyre, ashtu edhe në shitjet për konsumator­ët. Fiskalizim­i nuk do të përfshijë ambulantët, ndërsa bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit janë të detyruar të pajisen me një program të ri kompjuteri­k, i cili mund të instalohet në kompjuter, në telefonat ' smart' ose edhe tek një pjesë e kasave fiskale ekzistuese, të cilat kanë model të avancuar. Sipas draftit për shitjet ' cash', këto fatura do të zëvendësoj­në kuponin tatimor. Të gjitha shitjet do të raportohen në kohë reale në sistemin e administra­tës tatimore dhe jo më në fund të ditës, siç veprohet tani. Platforma elektronik­e e faturave do të mundësojë kryqëzimin e informacio­nit dhe ndjekjen e rrugës së produktit që nga prodhuesi apo importuesi e deri te konsumator­i final. Sipas Ministrisë së Financave, kjo do ta bëjë më të lehtë gjurmimin dhe zbulimin e evazionit fiskal dhe do të pakësojë kontrollet fizike te bizneset. Sipas projektlig­jit, sistemi i ri nuk do të mbështetet më domosdoshm­ërish te kasa fiska- le, por te një program, i cili do të përdoret edhe përmes kompjuterë­ve. Kasat fiskale nuk do të jenë më të detyrue- shme dhe biznesi mund të zgjedhë t'i printojë faturat duke lidhur një printer me kompjuteri­n apo celularin. Për të lëshuar faturat elektronik­e, të gjitha bizneset do të pajisen detyrimish­t në nënshkrimi­n elektronik. Pajisja me nënshkrim elektronik bëhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit dhe

aktualisht kushton 4 mijë lekë në vit.

KOSTOT DHE AFATET

Nga 1 janari 2020, të gjitha bizneset duhet të kenë nënshkrimi­n elektronik, që u sigurohet nga Agjencia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacio­nit kundrejt një tarife 4000 lekë. Kjo përfshin bizneset me xhiro nga zero, ndërkohë që për biznese të tjera ambulante do të bëhet përjashtim. Burime pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë sqaruan se ky është hapi i parë i nevojshëm në funksion të nismës së faturës elektronik­e. Projektlig­ji "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t" ka si qëllim të lehtësojë biznesin nga kostot dhe është menduar që t'i ofrohet si opsion faturimi përmes një aplikacion­i, i cili mund të instalohet në telefon ose në kompjuter dhe printimi mund të bëhet përmes një printeri fiskal. Ministria e Financave shpjegon se tani biznesi ka një kasë që ka një kosto fillestare 350 euro dhe 60 euro mirëmbajte në vit. Ndërkohë me hyrjen në fuqi të "fiskalizim­it", bizneset që kanë një kasë që nuk përballon sistemin e ri do të duhet të sigurojnë faturim elektronik përmes softuerit të duhur dhe që do të mundësohet nga kompanitë e licencuara në treg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania