Gazeta Shqiptare

Drafti, ndryshimet me të cilat do të përballet biznesi

-

Ministria

e Financave ka përgatitur projektlig­jin "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t" si dhe një sërë ndryshimes­h ligjore në ligjin për "Procedurat tatimore", për TVSH- në, të cilat synojnë një revolucion në mënyrën se si do të realizohet faturimi i bizneseve, që tashmë do të jenë vetëm elektronik­e. Sipas relacionit që shoqëron projektlig­jin "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t", ligji i ri parashikon detyrimin e aplikimit të faturës elektronik­e dhe regjistrim­in e pagesave të faturave pa para në dorë, si një fushë e re dhe deri më tani e parregullu­ar. Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fatura elektronik­e, ku për subjektet që janë biznes i vogël, procedurat do të jenë më të thjeshtuar­a. Bizneset duhet të regjistroj­në të dhënat e kërkuara dhe sistemi i Ad

MAKSIMUMI I ARKËS PËRCAKTOHE­T ME NJË AKT TË BRENDSHËM DHE PËRMBAN:

Subjektet mikro, personat fizik 150,000 lekë. Subjektet e vogla 500,000 lekë.

Subjektet e mesme 800,000 lekë.

Subjektet e mëdha 1,700,000 lekë.

Përtej kësaj shume, subjekti që lëshon faturë detyrohet që paratë në dorë, mbi nivelin e caktuar maksimal të arkës që ka pranuar gjatë ditës mbi çfarëdo baze, të paguajë në llogari në bankë në të njëjtën ditë, por jo më vonë se ditën e ardhshme të punës.

ministratë­s Tatimore do të gjenerojë shifrën e operatorit, i cili do të shoqërohet me numrin e tij personal të identifiki­mit, nëse operatori është person fizik, ose me numrin e identifiki­mit tatimor, nëse është person fizik që ushtron veprimtari kontabël. Sipas ligjit, subjektet që lëshojnë faturë, rezidentë të Republikës së Shqipërisë, të cilët konsideroh­en subjekt i

regjimit të bizneseve të vogla ( realizojnë qarkullim vjetor nën kufirin e përcaktuar), në bazë të ligjit për TVSH- në dhe nuk janë të regjistrua­ra si pagues të tatimit mbi fitimin ose të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, sipas ligjeve të veçanta, janë të detyruara të njoftojnë Administra­tën Tatimore në mënyrë elektronik­e, duke përdorur shër

bimet elektronik­e të Administra­tës Tatimore, apo në raste të veçanta, personalis­ht në degën përkatëse të Administra­tës Tatimore, sipas vendit të regjistrim­it, vendbanimi­t ose vendqëndri­mit të rregullt, mbi fillimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve mbi të cilën bazë do të bëhet subjekt i lëshimit të faturave, në përputhje me këtë ligj dhe jo më vonë se 24 orë përpara

lëshimit të faturës së parë. Administra­ta Tatimore për të gjithë personat biznes i vogël do të kryejë regjistrim­in e detyrimit për lëshim të faturave në regjistrin e saj. Në këtë rast, tatimpague­si nuk do pajiset me vërtetim apo numër fiskal të veçantë, por gjatë lëshimit të faturave, ai do të përdorë numrin unik të identifiki­mit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania