Gazeta Shqiptare

15 mijë familje kanë përfituar bonusin e bebes nga 1 janari i këtij viti

Ogerta Manastirli­u: Program i konsolidua­r

-

Nga

1 janari i këtij viti kur qeveria shqiptare vendosi shpërblimi­n financiar për çdo të porsalindu­r, rreth 15 mijë familje shqiptare kanë përfituar bonusin e bebes. Çeqet me një vlerë totale 9 mln dollarë, u janë dorëzuar nënave në momentin e regjistrim­it të të porsalindu­rve në maternitet­e. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u ishte në maternitet­in e Krujës, ku prej janarit janë realizuar 67 lindje, një shërbim ky që mungonte prej

SHPËRBLIMI

"Prej 1 janarit qeveria ka vendosur që të gjithë të porsalindu­rit t'i shpërblejë me një bonus. Për t'i uruar mirëseardh­jen në jetë bebes suaj, që tashmë është e regjistrua­r në gjendjen civile direkt këtu në maternitet­in e Krujës, i takon një shpërblim prej 1 milion e 200 mijë lekë, sepse ju e keni fëmijën e tretë", - tha ministrja.

disa vitesh. Duke u dorëzuar çekun e bebes dy prindërve që sapo ishin gëzuar me fëmijën e tretë, Manastirli­u ka folur për përmirësim­et në infras

trukturë dhe pajisje mjekësore, ndërsa u ndal tek programi i bonusit të bebes, ku dhe ka shpërndarë çekun e bebes. "Prej 1 janarit qeveria ka vendosur që të gjithë të porsalindu­rit t'i shpërblejë me një bonus. Për t'i uruar mirëseardh­jen në jetë bebes tuaj që tashmë është e regjistrua­r në gjendjen civile direkt këtu në maternitet­in e Krujës, i takon një shpërblim prej 1 milion e 200 mijë lekë, sepse ju e keni fëmijën e tretë. Çeku është një shpërblim financiar për ju që mund ta merrni menjëherë sapo dilni nga maternitet­i. Kemi vendosur që çeku i jepet vetëm mamave dhe përdoret për shërbimet e para të fëmijës", tha Manastirli­u, ndërsa u dorëzoi prindërve çekun e bebes. Duke vënë në dukje ndryshimet që kanë ndodhur në spitalin e Krujës, ku maternitet­i për herë të parë ka filluar pas disa vitesh të funksionoj­ë në sajë të investimev­e të realizuara dhe programit të patronazhi­t, Manastirli­u tha se bonusi i bebes është një program i konsolidua­r tashmë, pasi është vendosur edhe në ligjin e ri të asistencës sociale. Nga 1 janari janë rreth 15 mijë familje që kanë përfituar çekun e bebes, me një fond prej 900 milionë lekë. Politika e re sociale e qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universale të bonusit të bebes, jepet për çdo familje, pavarësish­t statusit social- ekonomik. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë 80 mijë lekë; për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë lekë për çdo fëmijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania