Gazeta Shqiptare

Bursa 5- mujore në Itali për specializa­ntët e Kirurgjisë së Përgjithsh­me

Universite­ti i Mjekësisë: Kujdes, studentët e vitit të parë s'mund të kandidojnë "Kriteret dhe dokumentac­ioni i nevojshëm për aplikim"

-

Deri në 9 shtator të këtij viti, studentët specializa­ntë në Kirurgji të Universite­tit të Mjekësisë në Tiranë do të kenë mundësi të aplikojnë për specializi­m afatgjatë në Universite­tin e Bolonjës në Itali. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot kriteret dhe dokumentac­ionin e plotë që duhet të dorëzojnë të gjithë kandidatët e interesuar. "Llojet e mobiliteti­t përfshijnë shkëmbimin e specializa­ntëve për studime; ndërsa nivelet e mobiliteti­t për studentët përfshijnë specializi­m afatgjatë në Kirurgji të Përgjithsh­me ( me përjashtim të studentëve specializa­ntë që ndjekin vitin e parë të specializi­mit).

Studentët shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin një specializi­m afatgjatë prej 5 muajsh në universite­tin e Bolonjës në fushën e studimit Kirurgji e Përgjithsh­me.

DOKUMENTAC­IONI

Specializa­ntët e Kirurgjisë të interesuar për këtë bursë duhet të aplikojnë duke dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm që përfshin: CV në gjuhën angleze, kopje të pasaportës, vërtetim studenti, letër motivimi në gjuhën angleze si dhe një certifikat­ë të gjuhës së huaj ( Anglisht B2). Kandidatët e interesuar duhet të kenë parasysh të dorëzojnë edhe "Learning Agreement" e cila është një kontratë midis universite­tit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universite­tin pritës. "Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ' Before the mobility'. Në tabelën A përcaktohe­t aktiviteti që do të zhvillohet në universite­tin pritës. Në tabelën B përcaktohe­t se cili prej aktivitete­ve të Tabelës A do të njihen në Universite

tin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Dokumenti ' Learning Agreement' te seksioni ' Commitment' firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinato­ri akademik në nivel fakulteti dr. shk. Durim Çela dhe në fund në Rektor

at nga Koordinato­ri Institucio­nal i Erasmus+, prof. dr. Alma Idrizi", - theksohet në njoftimin e Universite­tit të Mjekësisë. Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se aplikantët në momentin e dorëzimit në rektorat të planit të mobiliteti­t duhet të bash

këngjisin edhe dokumentin e vërtetimit nga dekani që lejon shkëputjen nga universite­ti gjatë kohës së mobiliteti­t. Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në zyrën e protokolli­t në Rektoratin e Universite­tit të Mjekësisë, Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania