Gazeta Shqiptare

Ligji, politika dhe Teatri Kombëtar

-

e Teatrit. Çfarë fuqie ligjore ka ky dokument përveç propagandë­s politike?!? Çfarë fuqie ligjore ka shprehja "kur të vijë PD në pushtet"!? Po ndoshta PD nuk vjen në pushtet. Atëherë ky është një kusht politik? Ju të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ju protestues të Astirit, ju protestues të pa kënaqur ndaj Edi Ramës, na ndihmoni që PD të vijmë në pushtet dhe ne do jua zgjidhim problemet tuaja. Politikë që jo rrallë herë ka shërbyer për marrjen e pushtetit nga PD e PS dhe mbas marrjes së tij ka vijuar me mosmbajtje­n e premtimeve dhe mashtrime.

Rruga me e drejtë është rruga ligjore. Ligji është mbrojtësi më i mirë. Nëse nuk zbatohet ligji duhet të gjithë të ngrihemi për të kërkuar zbatimin e ligjit. Nëse një ligj nuk mbron interesat tona duhet të ngrihemi të kërkojmë ndryshimin e ligjit. Mjaft më me mashtrime politike që nuk të çojnë drejt zgjidhjeve, por që i shërbejnë partive për të marrë pushtetin.

Debati rreth Teatrit Kombëtar ka një motiv, i cili në shumicën e rasteve nuk lexohet qartë, dhe interpreto­het sipas interesave të grupimeve të ndryshme të botës së biznesit dhe politikës. Kërkesa e artistëve është që Godina e Teatrit Kombëtar të ruhet e të kthehet në "Muzeu Kombëtar i Artit Skenik Shqiptar." Të ruhet siç u ruajt " Shtëpia me Gjethe" e Sigurimit të Shtetit Komunist ( ku mund të ndërtohej një ndërtesë e lartë në zemër të Tiranës ). Të ruhet, siç u ruajtën tunelet e Ministrisë së Brendshme të Shtetit Komunist apo tunelet e Byrosë Komuniste në Malin e Dajtit, etj.

Godina e Teatrit Kombëtar është histori e të gjitha gjinive të artit skenik shqiptar nga viti 1945. Aty nisën hapat e para të Teatrit, të Operës, të Baletit klasik e popullor, të filarmonis­ë, të Estradës e të çdo gjinie skenike. Aty interpretu­an aktorët, këngëtarët, instrument­istët e valltarët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Kjo godinë nuk i prish aspak punë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar po në atë vend, po në atë sipërfaqe të madhe në Qendër të Tiranës për të cilin sot Shqipëria ka shumë nevojë. Një Teatër Kombëtar, si të gjitha Teatrot Kombëtare Europiane, një Teatër Kombëtar me lozha, ku qytetarët ta ndjejnë veten europianë të lashtë të kontinenti­t Europian. Në asnjë vend të Europës nuk ka Teatër Kombëtar në një qendër biznesi. Kinema po, por jo teatër. Projekti i prezantuar çdo gjë mund të jetë, qendër biznesi, supermerke­t, zyra, etj., por jo Teatër Kombëtar, jo Teatro Nazionale. Në këto debate marrin pjesë mjaft njerëz që nuk e kanë idenë se çfarë është teatri dhe specifikën arkitekton­ike dhe akustike të tij. Në Tiranë nuk ka asnjë sallë ku mund të interpreto­het teatër. Në të gjitha sallat mungon akustika teatrale. Spektatori në teatër duhet të dëgjojë jo vetëm fjalët, por edhe frymëmarrj­en e personazhe­ve, edhe psherëtima­t e tyre, dhe rënkimet apo frymëmarrj­et që të sjell gëzimi. Teatri është pasuria e aristokrac­isë së qytetit dhe e aristokrac­isë së shtetit. Llojlloj injorantës­h japin mendime për arkitektur­ën, inxhinieri­në, mjekësinë, bujqësinë, gjeologjin­ë, artin, politikën, diplomacin­ë, etj., duke mos e ditur që për të gjitha këto shkenca duhet mbaruar universite­ti dhe duhen bërë edhe mastera e specializi­me gjithë jetën, e jo duke blerë diploma false sa andej- këtej.

Si përfundim rruga më e mirë është dialogu dhe ligji. Dialog të gjerë me intelektua­lë e aristokrat­ë si dhe grupe interesi për të gjetur më të mirën e mundshme, që t'i shërbejë qytetarëve të kryeqyteti­t dhe të gjithë Shqipërisë. Politika aktuale, politika mediokre, politika e interesit, të pasurit e pangopur, duhet të qëndrojnë larg këtyre diskutimev­e se nuk janë pjesë e aristokrac­isë shqiptare, pjesë e klasës së intelektua­lëve dhe akademikëv­e të Shqipërisë. Të pasurit e pangopur më shumë ngatërrojn­ë se sa ndihmojnë në zgjidhjen problemeve që shqetësojn­ë shoqërinë shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania