Gazeta Shqiptare

Ema Andrea, Ramës: Kush mban përgjegjës­i për rrënimin e teatrit?

Kryeminist­ri: Do ketë teatër të ri, ai nuk riparohet

- Fatmira Nikolli

Në vazhdën e postimit në profilin e tij të artistëve që duan teatër të ri ( pas specifikua­r nëse duan a jo shembjen e të vjetërit) kryeminist­ri Rama, publikoi edhe një qëndrim të Ema Andreas. Por ajo iu kundërpërg­jigj duke kërkuar llogari se kush do të mbajë përgjegjës­i që Teatri Kombëtar është lënë në rrënohet.

"Do kisha dashur të ishin në këtë faqe, emrat e shume artistëve shqiptare, ( që nuk jetojnë jashtë Shqipërie) për sukseset e tyre, për veprat e tyre, jo aq për vëmendjen Tuaj personale, sa për besimin, se meritojnë mirënjohje institucio­nale, për vlerën e veprës së tyre e cila do ndërtojë kujtesën e së ardhmes. Do kisha dashur të vlerësohen përpara se të vdesin. Por morëm vëmendjen Tuaj, për këtë rast. Tuajën dhe të atij publiku qe nuk ka qenë asnjëherë në Teatër! E meqë kemi edhe vëmendjen Tuaj, edhe të atyre që nuk kanë qenë asnjëherë në teatër, me lejoni të përsëris: të mbajë/ në përgjegjës­i kushdo ka lejuar që godina të rrënohet e të rrezikojë jetën e artistëve, të cilet kanë krijuar në kushte aspak dinjitoze dhe spektatorë­ve të teatrit Do të ndodhe vallë?", i shkroi ajo poshtë postimit. Aktorja tha se beson që shumë shpejt do të kemi në këtë faqe, edhe opinionin publik të drejtuesve te TK, të cilët mbartin vlerat e përgjegjës­ive që Ju i keni besuar! "Dhe, Po, ëndërroj një teatër të ri, 10 teatro të rinj Kombëtarë e alternativ­ë, ashtu si një piktor ëndërron një mur pa lagështirë për veprat e tij, por kjo nuk mjafton! Duhet një sistem ku artistët të kenë hapësira krijuese e konkurrues­e! Një sistem përmes të cilit artisti të mund të je

tojë me dinjitet me profesioni­n e tij, i pavarur nga listat e të gjitha niveleve!

Flm!", ka shkruar ajo. Ndërkohë, po dje, kryeminist­ri ka shkruar se Artan

Imami është një tjetër protagonis­t tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Ko

mbëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh "kalama", si një ndër talentet më

të spikatura të gjeneratës së re të viteve ' 80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar. Imami citohet të ketë thënë se "shpreh dakordësin­ë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t'u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtat­shme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzoh­et vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimi­n e asnjë pjese të kësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ' 87 apo ' 88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë".

 ??  ?? Sheshi i teatrit
Sheshi i teatrit
 ??  ?? Ema Andrea
Ema Andrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania