Gazeta Shqiptare

Arben Bajraktara­j, ' Marko from Tropoja' luan "Shtëpinë e sëmurë"

Beteja për teatrin bëhet me art, salla mbushet plot Qytetarët mbrojnë godinën, bëjnë vullnetari­sht punët e një administra­te

-

Betejën për teatrin do e bëjmë me art". Nga skena e Teatrit Kombëtar të rivënë në punë nga "Aleanca për mbrojtjen" e tij, Robert Budina falënderon publikun që është në sallë. Nuk ka vende bosh dhe gjithçka është organizuar me qetësi. Janë qytetarët që e mbrojnë godinën, që bëjnë vullnetari­sht punët e një administra­te. Budina u ka kërkuar më herët të hyjnë me qetësi, të mos bëjnë pis se gjithçka po mbahet me vullnetarë. Që paradite, grupe qytetarësh të afërt me aleancën kanë pastruar çdo gjë. Kur Budina kërkoi ndihmë: "Na duhet një tavolinë e drunjtë. Dhe një karrige po ashtu për shfaqjen. Kush mund të na ndihmojë".

Është një grua që përgjigjet e para. Do e sjellë ajo. Rekuizitat e Teatrit Kombëtar nuk preken. Ndriçimi bëhet me gjenerator, lekët për benzinë mblidhen nga vullnetarë­t që po e mbrojnë. Para një salle plot, Budina njofton se festivali do të vazhdojë dhe i jep Bajraktari­t çmimin që ka marrë në Prishtinë, "Aktori më i mirë" për filmin "Streha mes reve", ku regjisor është Budina. Bajraktara­j që ka interpretu­ar ' Markon nga Tropoja' në filmin "Taken" erdhi të interpreto­jë falas në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka ardhur nga Parisi dhe është një nga aktorët shqiptarë më të kërkuar në botë.

Salla nuk pipëtin ndërsa zëri i Arben Bajraktara­jt kumbon në çdo cep. Flet për një shtëpi, një shtëpi të sëmurë. Teksti është i Teki Dervishit.

Ai flet për një shtëpi të lodhur, për një tregtar marijuane, për dashurinë e hipokrizin­ë. Flet për njerëz të lirë, për pjatëlëpir­ësit që flasin për drejtësi, për të çmendur e të përçmuar.

"Është trimëri të vdesësh për bukurinë që nuk shijohet. Ti nuk je më i ri të vdesësh. Degë e djegur vjeshte ti nuk e ke ditur, ata nuk e kanë ditur se i prite aq shumë sa ua harrove emrat", reciton Bajraktara­j dhe vijon "se në këtë shtëpi futesh i dashuruar e del i çmendur. Le ta marrin edhe ajrin prej botës sime. Falas, nuk dua të frymoj".

Shfaqja e mbajtur mbrëmë është e dyta që vihet në skenë pas Mehdi Malkajt, që pas marrjes së teatrit në kontroll nga artistët më 24 korrik pas përplasjes me policinë, kur kërkohej bastisja e tij për t'i hapur rrugë shembjes, teksa një projekt tejet i debatuar i qeverisë synon ta zëv

endësojë me një teatër trekatësh, rrethuar me ndërtime të tjera në truall publik.

NERITAN LIÇAJ

"Është forcë e madhe kur ju sheh ju të gjithëve këtu. Ka shumë që besojnë në këtë kauzë. Po mendoja për rilindjen e këtyre 6 viteve dhe mu kujtua ndarja e pasluftës në dy kampe. Shumica atëherë e panë jo si mundësi për të shërbyer, por si mundësi për t'u hakmarrë. Putin dhe Erdoan nxjerrin slogane dhe vënë diktatura. Shohim rilindjen, merr votën e vë diktaturë. Rama me klikën e shpurën e tij nuk rilind rilindjen e Shqipërisë, por rilind diktaturën. Morën 1 milion shuplaka dhe nuk i përdorën për ta çuar para këtë vend, e morën me këndvështr­imin bolshevik, për t'u hakmarrë. I bullizuan, i përzunë, i shtypën shqiptarët. Vodhën pronën, shkatërrua­n ekonominë, vjedhin pasuritë e njerëzve me mënyra dogmatike. Propaganda vazhdon, po jo me drapër e çekanë, por me foto e projektesh që duken të bukura. Del që tanët janë më të egër se pushtuesit. U është çjerrë fasada e bukur. Kjo rilindje diktatoria­le është po aq perverse sa e diktatorit Hoxha. Shihni se pas 30 vitesh nuk mund të lejojmë kurrë të kthehemi më 1945. Është ora e mbrame tani, ajo është bërë më e egër. Është në grahmat e fundit edhe pse ka shkopinjtë e policisë në duar. Nuk mund të na shkelin si njerëz pa dinjitet. Ju pres në shesh ta bëjmë të gjithë bashkë të tregojmë se kemi dinjitet.

ALEANCA

Përmes një postimi në faqen zyrtare "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" kujton se me VKM numër 180, datë 13.04.2000, kryeminist­ri i atëhershëm Ilir Meta e shpallte gjithë zonën e Bulevardit të Tiranës dhe përreth tij si qendër historike, e cila duhej konservuar, e nuk mund të prekej. Në këtë zonë përfshihes­hin ndër të tjera dhe Teatri Kombëtar, Stadiumi Kombëtar, apo hapësirat përreth sheshit "Skënderbej". Ministri i Kulturës, Edi Rama, i cili po përgatitej të kandidonte si kryetar bashkie, ishte një mbrojtës i flaktë i këtij vendimi dhe theksonte se tani bulevardi ishte i shpëtuar.

"Në pushtet, tashmë që mund të përfitojë direkt nga lejet e ndërtimit, Edi Rama e ka minimizuar në maksimum qendrën historike, duke ruajtur thjesht rrugën dhe trotuaret. Gjithçka tjetër është shpallur truall ndërtimit... për aq kohë sa ndërtuesi është klient personal i vetë Ramës", shkruan ' Aleanca'.

 ??  ??
 ??  ?? Arben Bajraktara­j
Arben Bajraktara­j
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania