Gazeta Shqiptare

Basha: Kriza zgjidhet vetëm me politikanë me pranga në duar

"Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve"

-

Pavarësish­t insistimit të Presidenti­t të Re publikës, Partia Demokratik­e është e bindur se zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes parimeve dhe jo pazareve. Nga Cërriku ku vijoi turin e tij të takimeve me strukturat e partisë, kreu i demokratëv­e, Lulzim Basha, ka ripërsërit­ur me forcë se partia që ai drejton nuk do të pranojë asnjë zgjidhje tjetër që nuk bazohet të parimet, por te pazaret. Sipas tij, kriza aktuale nuk do të marrë dot fund përmes një marrëveshj­eje politike- pazar. "Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten", - u shpreh kryetari i PD- së. Më tej, ai theksoi se parimet kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe me ndëshkimin e paligjshmë­risë dhe vjedhjeve në vend. "Ndaj - theksoi ai - kriza politike dhe institucio­nale që ka përfshirë vendin prej disa muajsh nuk do të mbyllet pa u dënuar politikanë­t e përfshirë në vjedhjen e votave dhe të pasurive të vendit". "Në Europë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarë­t e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëv­e. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkue­shmërisë së politikanë­ve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar", - deklaroi lideri i opozitës. Në takimin me strukturat e PDsë në Cërrik, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u fokusua te gjendja e rëndë ekonomike, një nga arsyet që sipas tij, krijoi shumicën refuzuese 85% "Rama ik". Basha renditi disa akte të rënda korrupsion­i, që pasurojnë Ramën dhe një grushti klientësh të tij. Ndërkohë, ai evidentoi koncesioni­n e rrugës MilotBalld­ren dhe Orikum- Dukat. Po ashtu, Basha solli në vëmendje edhe një tender tjetër, kësaj here i organizuar nga Ministria e Brendshme, që sipas tij po bëhet një aferë e madhe korruptive. "Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutëris­ë së Edi Ramës, të

cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot- Balldrenin, 7- fish koston e rrugës, shikoni Orikum- Vlorë. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë", - u shpreh Basha. Gjithashtu, ai e konsideroi aferë korruptive edhe vendimin e qeverisë për të hequr kasat fiskale nga bizneset. Sipas Bashës, pas kësaj fshihen familjarë të kryeminist­rit dhe ky vendim do rëndojë mbi financat e bizneseve. "Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmër­uam para disa muajsh, çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t'i fusë ato para në xhep", - u shpreh Basha. Kreu i opozitës theksoi se e vetmja politikë e Ramës është hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, me PPP, grabitja e bregdetit, e minierave, e naftës, e taksave. "Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëv­e, për rritjen e kostos së jetës, për shpunësimi­n masiv, për pamundësin­ë për të gjetur një vend pune", - tha kreu i opozitës.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, dje në Cërrik
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, dje në Cërrik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania