Gazeta Shqiptare

PD akuzon Lleshajn: Aferë 30 mln $ me tenderin për uniformat e policisë

-

Partia

Demokratik­e ka denoncuar dje tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, si korruptiv dhe antiligjor. Nëpërmjet Lealba Pelinkut, PD theksoi se tenderi prej 30 milionë eurosh i Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë është një aferë e pastër korruptive dhe favorizohe­t klienti i qeverisë. "Kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, Sandër Lleshaj nuk ndryshon nga paraardhës­it e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj. Gjuetia e preferuar e Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e policisë. Kësaj radhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktim­i i fituesit përmes shkeljes së procedurav­e ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurrenc­ë të drejtë në treg. Për të përjashtua­r garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmua­r afatin minimal të parashikua­r në ligj për t'u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij", - tha Pelinku. Sipas saj, ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurrojn­ë në 24 ditë. "Ky është një afat kohor i pamjaftues­hëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurrenc­e", - tha Pelinku. Ajo shtoi se Partia Demokratik­e do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë çdo akt korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në 30 milionë euro para publike. "Gjithçka ndodh në kurriz të qytetarëve shqiptarë, të cilët vidhen hapur nga një qeveri që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura me bandat dhe krimin e organizuar", - tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania