Gazeta Shqiptare

Meta: Dorëhiqem nëse e kërkon Rama, por Rexhep Meidani president

Presidenti ka ofruar postin e tij, nëse Rama pranon të shkojë në zgjedhje në 13 tetor "Përndryshe kemi 0 % mundësi për të çelur negociatat në tetor"

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka këmbën gulur dje për gjetjen sa më parë të një zgjidhje në mënyrë që kriza politike të mos dëmtojë përfundimi­sht procesin e integrimit të vendit. Në një dalje tjetër të posaçme në Presidencë, kreu i shtetit ka kërkuar që palët të lënë pas retorikën e ashpër dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët para se vendet europiane të vendosin për fatin e hapjes së negociatav­e në muajin tetor. "Nuk besoj në zgjidhje të shpejta dhe ëndërrimta­re por hap pas hapi mund të zgjidhet dhe hapi i parë është zbatimi i dekretit të presidenti­t për 13 tetorin, hapi i dytë të votohet për presidenti­n dhe ai më 13 tetor. I ftoj të gjithë të reflektojn­ë", - u shpreh Presidenti i Republikës. Madje për t'i dhënë zgjidhje situatës ai ka ofruar edhe një zgjidhje tjetër, ku sërish ka vënë në dispozicio­n postin e tij të Presidenti­t. Meta tha se ishte i gatshëm të dorëzonte mandatin e presidenti­t dhe të futej në zgjedhje nëse Rama do t'ia kërkonte. Por në këtë rast Meta vuri një kusht. "Presidenti është edhe më i hapur pasi nuk ka frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë që në rast se kërkon kryeminist­ri të lërë edhe detyrën e Presidenti­t gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, përpara qytetarëve shqiptarë, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integritet, i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar e publik është mbi çdo gjë tjetër dhe që nuk e ha shantazhin e presionin, siç është profesor Rexhep Mejdani. Kjo është krejtësish­t e zgjidhshme", - propozoi Meta gjatë konferencë­s me mediat. Ai sqaroi se ky ishte një propozim i tij dhe se nuk ishte konsultuar më parë me njeri për këtë gjë, duke lënë të kuptohet se për këtë nuk ka fol as me ishpreside­ntin Mejdani. "Unë nuk e kam biseduar këtë çështje me njeri, është një njeri që jam i sigurt ato 2- 3 çështje të rëndësisë kombëtare që trajtohen nga kjo zyrë do t'i mbronte ndoshta dhe më mirë se unë", - shtoi Meta. Për të mundësuar daljen nga kriza, ai theksoi se do ishte papërgjegj­shmëri nga ana e politike që në një situatë të

RAMIZ ALIA

"Do më detyrojnë të ftoj mediat botërore dhe të vë një tufë me lule tek varri ish- presidenti­t Ramiz Alia. Alia pavarësish­t rrethanave, tregoi përgjegjsh­mëri shumë më tepër se sot për të shtensionu­ar situatën, për t'i dhënë mundësi opozitës së asaj kohe të merrte pjesë në zgjedhje. Mendoj tani ne nuk duhet të vonohemi më tej. Natyrisht është 1 gushti dhe gjithsecil­i mund të pushojë dhe reflektojë pak. 1 shtatori është shumë vonë. Pas 1 shtatorit çfarë na duhet një marrëveshj­e", - deklaroi Presidenti Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania