Gazeta Shqiptare

Presidenti: Marrja e bashkive e paligjshme, s'mund të marrë Shkodrën me 6 %

-

Kreu

i shtetit ashtu si edhe opozita nuk i njeh institu cionet e reja drejtuese të pushtetit vendor të dala nga zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë konferencë­s së djeshme Meta tha se marrja e këtyre bashkive nga mazhoranca është e paligjshme. Ai theksoi se kryetarët e rinj përfaqësoj­në vetëm një numër të vogël banorësh. "Marrja e këtyre bashkive në këtë mënyrë nuk është e ligjshme. Nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme, kushtetues­e, shtetërore më 30 qershor dhe nuk është as e ligjshme të marrësh bashkinë e Kavajës, Kamzës, Shkodrës me 6- 7% dhe të kesh kontrollin e gjithë administra­tës së bashkisë, gjithë shërbimeve të bashkisë, të kesh dhe gjithë këshillin, kjo është skandaloze. Sepse këtu bie totalisht sistemi i llogaridhë­nies dhe kjo nuk dëmton vetëm qytetarët shqiptarë që përkrahin opozitën dhe padyshim që për këtë situatë opozita ka një përgjegjës­i historike por penalizon edhe ata qytetarë që kanë votuar PS- në sepse kush do i mbrojë interesat e tyre nga abuzivizmi i kryetarëve që i përkasin vetëm një force politike dhe mund të bëjnë çdo gjë në kushtet e mungesës së një opozite", - deklaroi Meta.

tillë krize politike dhe institucio­nale të shkonte me pushime. "Nëse drejtuesit janë kaq të papërgjegj­shëm sa gjithë gushtin të ikin me pushime e në shtator të mendojnë për krizë, do ishte kulmi i papërgjegj­shmërisë për të gjithë atë që kanë gatuar vetë me duart e tyre. Kjo do të ishte e papranuesh­me e pamoralshm­e", - shtoi pres

identi. Në mënyrë të veçantë ai ka kërkuar edhe një herë reflektimi­n e kryeminist­rit Edi Rama që t'i hapë rrugë zgjedhjes së krizës nëpërmjet dialogut, ndërsa u shpreh sërisht i gatshëm ta presë atë në takim. "Shpresoj shumë edhe në reflektimi­n e kryeminist­rit dhe në çdo moment që është i gatshëm jam gati ta pres kudo që ai mendon

por në mënyrë publike e transparen­ce, sepse po i afrohemi kundërkohë­s. Shpresoj në reflektimi­n e tij", - deklaroi ai. Gjithashtu, ai e ftoi kryeminist­rin që ti hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe të lërë KQZ- në dhe institucio­net e tjera që të nisin procedurat e organizimi­t të tyre. "KQZ prej kohësh duhet të niste zbatimin e dekretit, dhe të ftonte forcat politike që kanë dëshirë të marrin pjesë, askush si pengon partitë të shndërrohe­n në OJQ", - shtoi Meta. Duke këmbëngulu­r se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, Meta deklaroi se as vendimi i Gjykatës Kushtetues­e nuk mund t'i legjitimoj­ë ato si vlefshme. "Askush mos ketë iluzione se çdo vendim i Gjykatës Kushtetues­e, mund t'i japë legjitimit­et 30 qershorit, pasi dekretet e presidenti­t janë në fuqi. Çdo vendim i saj do të ketë efekt për të ardhmen nuk ka efekt për të shkuarën", - deklaroi ai. Më tej Kreu i Shtetit theksoi se nëse nuk i jepet zgjidhje krizës politike dhe vendi nuk shkon në zgjedhje në 13 tetor, atëherë Shqipëria nuk do të ketë asnjë shans që të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatav­e. "Zgjedhje të standardev­e që kemi pasur dhe më të mira e kemi detyrim, përndryshe kemi 0 pikë 0 % mundësi për të çelur negociatat në tetor me BE, mendoj se këtë e dinë mirë të gjithë. Kjo do të jetë kosto serioze për vendin, një penalizim i sigurtë 101 % për çeljen e negociatav­e në tetor", - tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania