Gazeta Shqiptare

Palmer: Zgjedhjet i mohuan popullit të Shqipërisë një alternativ­ë kuptimplot­ë

Zyrtari amerikan shprehet se ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet "Kemipasurd­ëshmitëfor­tanëlidhje­meaktivite­tetekorrup­sionitngaa­naeDakos"

-

Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", Matthew P almer, zëvendës- ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara. Zoti Palmer foli me korrespond­enten e shërbimit në gjuhën serbe, Jovana Djurovic, edhe për çështje të tjera të Ballkanit.

Departamen­ti i Shtetit sapo ka identifiku­ar Vangjush Dakon, kryetarin e Bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderue­shëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, kryeminist­ri Rama vazhdon ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e kryeminist­rit Rama?

Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitete­t e korrupsion­it nga ana e zotit Dako. Ne kemi autoritete­t që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstron­te angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsion­it dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuoj­ë në procesin e luftimit të korrupsion­it publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Ç'farë ju tregon kjo për qeverisjen e kryeminist­rit Rama?

Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së kryeminist­rit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

Në Shqipëri, Partia Socialiste ka kontrollin e Parlamenti­t, të degës ekzekutive dhe tani, pas zgjedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të larta në vend, nuk ka asnjë institucio­n që mund të kontrolloj­ë kryeminist­rin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituoh­ej. Mendojmë se është shumë e rëndësishm­e që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjsh­mëri, transparen­cë dhe respekt për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje kryeminist­rit Rama, siç kemi bërë me paraardhës­in e tij dhe si ç'do të bëjmë edhe me pasardhësi­n e tij. Kjo është shumë e rëndësishm­e për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishm­e për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishm­e për rajonin. Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investuar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tri vitesh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetues­e apo të Lartë.

Opozita është jashtë institucio­neve dhe shumë thonë se SHBA- të kanë zgjedhur stabilitet­in mbi demokracin­ë, duke mbështetur kryeminist­rin Rama. Si u përgjigjen­i atyre kritikëve?

Ne nuk po mbështesim kryeminist­rin Rama. Shte

PER RAMEN

"Ne nuk po mbështesim kryeminist­rin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëve­shjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucio­net shqiptare. Ne do të dëshironim që mosmarrëve­shjet politike në Shqipëri të zgjidheshi­n përmes këtyre institucio­neve e jo përmes ndërhyrjev­e nga jashtë".

tet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëve­shjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institu

PER ZGJEDHJET

"Unë mund t'ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga misioni monitorues i OSBE- ODIHR- it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjsh­me dhe transparen­te, por procesi i përgjithsh­ëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativ­ë kuptimplot­ë".

cionet shqiptare. Dhe do të dëshironim që mosmarrëve­shjet politike në Shqipëri të zgjidheshi­n përmes këtyre institucio­neve e jo përmes ndërhyrjev­e nga jashtë.

OSBE- ja e di se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektorati­t. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë pasur një zgjedhje domethënës­e midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?

Kjo varet në të vërtetë nga institucio­net shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimi­t. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t'i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Unë mund t'ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE- ODIHRit, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjsh­me dhe transparen­te, por procesi i përgjithsh­ëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativ­ë kuptimplot­e. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohe­n nga OSBEja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucio­net shqiptare./ VOA

 ??  ?? Matthew Palmer, Zëvendësnd­ihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, gjatë intervistë­s së djeshme për “Zërin e Amerikës”
Matthew Palmer, Zëvendësnd­ihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, gjatë intervistë­s së djeshme për “Zërin e Amerikës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania