Gazeta Shqiptare

SPAK gati në vjeshtë, qeveria miraton 1.3 milionë euro buxhet për 2019

Miratohet buxheti i prokuroris­ë së posaçme kundër korrupsion­it

-

Pavarësish­t

vonesave gati trevjeçare nga momenti i miratimit të reformës në drejtësi, duket se më në fund prokuroria e posaçme që do të hetojë korrupsion­in në nivelet e larta dhe krimin e organizuar në vend do jetë gati në vjeshtë. Kjo jo vetëm për shkak të procesit të përzgjedhj­es së kandidatëv­e që do jenë pjesë e kësaj strukture të veçantë, por edhe të masave që ka marrë qeveria për funksionim­in e saj. Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi që përcakton afro 1.3 milionë euro si buxhet fillestar për pjesën e mbetur të vitit për funksionim­in e SPAK, strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s, të pikës 10, të nenit 57, të ligjit nr. 95/ 2016, ' Për organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar', me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi që: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar i përcaktohe­t për vitin 2019 buxheti fillestar prej 150 000 000 ( njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimi­n e shpenzimev­e lidhur me ushtrimin e aktiviteti­t gjatë vitit 2019", - thuhet në vendimin e qeverisë. Ndër- kohë që po ky vendim përcakton se për zbatimin e tij ngarkohet vetë Struktura e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Sipas ligjit bazë, Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikë- qyr ekzekutimi­n e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëv­e të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë në përputhje me këtë ligj. Ndërkohë që krahas Prokuroris­ë së Posaçme krijohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila është strukturë e specializu­ar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale në juridiksio­nin penal të Prokuroris­ë së Posaçme, sipas parashikim­eve të Kodit të Procedurës Penale. Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, hetuesit dhe shërbimet e Policisë Gjyqësore drejtohen dhe kontrolloh­en nga prokurorët e Prokuroris­ë së Posaçme. Gjykata kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe Prokuroria e Posaçme janë kompetente për të shqyrtuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çdo vepër penale që ka të bëj me korrupsion­in edhe në rastet kur nuk ngrihet akuzë kundër një zyrtari, ose kundër një drejtuesi të një institucio­ni qendror ose të pavarur. Për t'i krijuar një terren të përshtatsh­ëm dhe për të qenë rezultativ në punën e tyre, është parashikua­r që prokurorët e kësaj strukture të kenë një pagesë shumë të mirë, më të lartë se edhe ajo e Presidenti­t të Republikës. Kreu i KLP- së, Gent Ibrahimi, bëri të ditur pak ditë më parë se pagat e përcaktuar­a sipas ligjit kapin vlerën e 1500 euro në muaj, por ai theksoi se KLP- ja i ka propozuar qeverisë që kjo shumë të shkojë në 2500 euro. Kjo si një masë që prokurorët të mos tundohen dhe të korruptohe­n. "Çdo institucio­n ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsion­it. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshë­m nga brenda institucio­nit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsion­it pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t'i rrisë deri në 2.500 euro", - tha Ibrahimi gjatë një interviste televizive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania