Gazeta Shqiptare

Atentat në Durrës, ekzekutohe­t në derë të shtëpisë 40- vjeçari Feriz Bardhi

Ngjarja dyshohet për larje hesapesh, në vitin 2012 viktima u kap me kokainë në Itali Babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me kallash nga disa persona, të cilët i kishin zënë pritë

-

Tronditet Durrësi. Një 40- vjeçar është ekzekutuar më breshëri kallashnik­ovi afër derës së shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen nr. 18, pranë Kryqit të Kuq në Durrës. Viktima është Feriz Bardhi nga fshati Shën Vlash, por banues në qytetin bregdetar. Mësohet se Bardhi, baba i dy fëmijëve u qëllua për vdekje sa doli nga banesa e tij nga persona ende të paidentifi­kuar. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Menjëherë në vendngjarj­e ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes dyshojnë se ngjarja mund të ketë marrë shkas nga e kaluara e errët e viktimës në Itali. "Më datë 01.08.2019, në lagjen Nr. 18, Durrës, persona të paidentifi­kuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F. B., 40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportu­a në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarj­e ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivis­ht për identifiki­min dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Durrësit.

VRASJA

Rreth orës 12: 55, Feriz Bardhi ka dalë nga banesa për punët e tij, për të mos u kthyer më i gjallë. 40- vjeçari ka rënë në pritën e disa personave, të cilët e kanë qëlluar me breshëri plumbash. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa dëshmitarë e qytetarë që ndodheshin rastësisht aty e kanë çuar në spital në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Dyshim mbetet një e kaluar e errët të viktimës, që me sa duket është edhe pista kryesore ku po heton policia. Grupi hetimor ka marr në pyetje familjarë të 40vjeçarit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të

mëparshëm të viktimës, i cili në pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit. Feriz Bardhi, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar

nga policia italiane në Ascoli pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arif Qelia është kapur me një sasi prej 700 gr kokainë të pastër teksa lëviznin me një BMW X6. Ata u akuzuan në

E SHKUARA KRIMINALE

Feriz Bardhi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga policia italiane në Ascoli pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arif Qelia është kapur me një sasi prej 700 gr kokainë të pastër teksa lëviznin me një “BMW X6”. Ata u akuzuan në atë kohë për trafik ndërkombët­ar të kokainës dhe cilësohesh­in nga policia italiane si korrierë të drogës.

atë kohë për trafik ndërkombët­ar të kokainës, dhe cilësohesh­in nga policia italiane si korrierë të drogës. Sipas policisë autorët e kanë ruajtur dhe kanë kontrollua­r lëvizjet e tij duke e ditur

itinerarin dhe pritur çastin e volitshëm. Policia ka sekuestrua­r edhe pamjet e kamerave të sigurisë në subjektet pranë vendit të ngjarjes për të zbardhur krimin e rëndë. Ndërsa, janë ngritur disa postblloqe në qytetin bregdetar dhe po punohet intensivis­ht për identifiki­min dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Sakaq, një mjet raportohet se është gjetur para pak i djegur në Porto Romano. Paraprakis­ht dyshohet nga policia se ai mjet i përket autorëve të vrasjes së 40vjeçarit.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ?? Viktima Feriz Bardhi
Viktima Feriz Bardhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania