Gazeta Shqiptare

Raporti mjekësor dhe arsenali i ankimeve s'e ndihmuan Rovena Gashin

Ja vendimi i zbardhur i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

-

Vendimi i zbardhur i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tregon se ishprokuro­rja Rovena Gashi pretendoi një mori shkeljesh të procedurav­e dhe u ankua për një sërë institucio­nesh, edhe pse një pjesë e të cilëve nuk kishin lidhje me vendimin ndaj saj. Kolegji i rrëzoi të gjitha ankesat si të pabazuara. Rovena Gashi përdori një arsenal ankesash dhe kërkesash procedural­e, përfshi një raport mjekësor për pamundësi në punë kundër procesit të rivlerësim­it ndaj saj. Por pretendime­t e saj bashkë me këmbëngulj­en për të pasur motrën Ema Gashi - gjyqtare deri në momentin e gjykimit, si mbrojtëse ligjore u rrëzuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gashi u ankua përgjithës­isht kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, qëndrimit të Vëzhguesit Ndërkombët­ar në rastin e saj dhe anëtarë të veçantë të KPKsë. Në ankim u përfshinë edhe Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, Inspektori i Përgjithsh­ëm, Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r, qeveria, shumica parlamenta­re, Prokurorja e Përgjithsh­me e Përkohshme, ndërsa në fund ajo kërkoi edhe përjashtim­in e trupës së KPA- së që kishte në shqyrtim dosjen e saj.

Sipas vendimit të zbardhur të KPA- së, ishprokuro­rja Rovena Gashi pretendoi ndër të tjera se nuk ishte identifiku­ar si duhet në dipozitivi­n e vendimit të KPK- së dhe se ishte përfshirë me përparësi në proces edhe pse nuk ishte anëtare e institucio­neve që shqyrtohes­hin me përparësi.

Kolegji që shqyrtoi çështjen ndaj Gashit në seancë publike, për t'i dhënë asaj mundësi të jepte versionin e saj mbi disa gjetje të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t në lidhje me përdorimin prej saj të një raporti mjekësor për të goditur vendimin e KPK, arsyetoi në fund se ajo "ka në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikoj­ë ligjërisht".

Trupi gjykues që shqyrtoi ankesën e Gashit kundër vendimit të shkarkimit prej Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it përbëhej nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë.

Gashi, e cila ka qenë prokurore prej vitit 2004 dhe ka qenë Drejtore e Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, u shkarkua nga KPK më 25 korrik 2018. Komisioni arriti në përfundimi­n se ajo kishte dhënë "përgjigje të pavërteta, të ndryshme dhe kontradikt­ore me realitetin e fakteve të vërtetuara nga dokumentet dhe kontratat e nënshkruar­a prej saj".

Qëndrimi i Gashit gjatë seancave publike në Kolegj ishte i ngjashëm me atë para KPKsë, ku ajo nuk u paraqit në seancën publike. Gashi këmbënguli edhe në këtë rast në një sërë kërkesash, të cilat u rrëzuan si të pabazuara në ligj nga KPA dhe në fund braktisi seancën, duke pretenduar se po i shkeleshin të drejtat.

Në vendimin e zbardhur del se një mori shkresash të paraqitura nga Gashi nuk u morën si prova, pasi po ashtu u konstatua se bëheshin "me qëllim zvarritjen e gjykimit". Nga vendimi duket se më shumë se sa mbrojtjes së vetes, Gashi është përpjekur të gjejë të çara në vendimmarr­jen e KPK dhe KPA, për ta ankimuar më pas çështjen e saj si shkelje e të drejtave në gjykim.

Ajo pretendon se Komisioni nuk i kishte dhënë mundësi të kishte një përfaqësue­s ligjor, ndërsa këmbënguli në Kolegj të kishte avokate të motrën edhe pse KPA u shpreh se kjo binte ndesh me statusin e saj si gjyqtare në momentin kur po shqyrtohej çështja. Madje, braktisja e seancës në mënyrë demonstrat­ive u bë me pretekstin se nuk po i lejohej mbrojtje edhe pse KPA me vendim të ndërmjetëm i dha kohë që të gjente një avokat të licensuar.

Raport mjekësor dhe kërkesa procedural­e

Ndër pretendime­t e ngritura në ankimin e Rovena Gashit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ishte përfshirë një raport mjekësor i marrë dy ditë para datës

së zhvillimit të seancës dëgjimore.

Gashi e paraqiti raportin në ankim duke pretenduar se ajo nuk kishte pasur mundësi të ishte e pranishme në seancë dhe të ushtronte mbrojtjen. Ajo po ashtu pretendoi se nuk kishte pasur mundësi të kishte mbrojtës ligjor.

Vëzhguesja Ndërkombët­are Mia Roessingh i paraqiti Kolegjit një sërë gjetjesh mbi këtë raport mjekësor. Ajo vuri në dispozicio­n shkëmbimet zyrtare mes KPK- së dhe Gashit. Sipas këtyre gjetjeve, Gashi nuk e kishte njoftuar asnjëherë KPK- në se kishte një raport mjekësor dhe as kishte kërkuar prej trupës që t'i jepte kohë për të gjetur një mbrojtës.

"Vëzhguesja Ndërkombët­are ka paraqitur gjetjen se ankuesja, së bashku me ankimin, ka paraqitur një raport mjekësor të lëshuar me datë 18.07.2018, me anë të të cilit tregohet sëmundja e saj për periudhën 19.07.2018 - 02.08.2018, por ky raport nuk është paraqitur asnjëherë pranë Komisionit," thuhet në vendim. KPA po ashtu bën me dije se bashkëshor­ti i Gashit, prokurori Dritan Gina ( i identifiku­ar në vendim si D. G.) kishte dorëzuar dorazi mbrojtjen e shkruar të saj dhe në të nuk përmendej as gjendja shëndetëso­re dhe as pamundësia për të qenë në seancë.

KPA thotë se Komisioni nuk ishte vënë në dijeni për këtë as në e- mailet e shkëmbyera me vetë Gashin, e cila po ashtu nuk kishte kërkuar shtyrje të seancës.

Kolegji thotë në vendim se raporti mjekësor dhe gjetjet për të ishin arsyeja që u caktua të zhvillohej një seancë publike, që do t'i jepte subjektit mundësinë për të dhënë versionin e saj të fakteve. Por siç rezultoi, Gashi nuk dha sqarime mbi këtë pikë pasi në të tre seanca që u zhvilluan ajo këmbënguli që motra e saj gjyqtare të pranohej si mbrojtëse.

Kërkesat që u rrëzuan nga KPA u cilësuan nga motra e prokurores Ema Gashi, si shkelje "e papreceden­të procedural­e". Kjo e fundit paraqiti edhe dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor, por KPA shprehet se kjo dorëheqje do të kishte shtyrë deri në korrik shqyrtimin e çështjes.

Sipas Kolegjit, ligji kishte parashikua­r dy mënyra për të dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistrat­it, por Gashi i ishte referuar asaj pjese të ligjit që e shtynte vendimmarr­jen e KLGJ deri në 15 korrik. ( Vendimi i KLGJ për mbarimin e statusit magjistrat për Ema Gashin u publikua në 5 korrik të këtij viti).

KPA shprehet se "nuk rezulton të ketë një kërkesë të posaçme" në mënyrë që dorëheqja të hynte më shpejt në fuqi dhe në këtë mënyrë edhe Kolegji "të garantonte zbatimin e parimit të ekonomisë gjyqësore".

Më tej KPA shprehet se "subjekti i rivlerësim­it është në kategorinë e personave të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, pra mund t'i kryejë vetë të gjitha veprimet procedural­e, përveçse kur ligji parashikon ndryshe". Në vendim thuhet se ajo "nuk është në kategorinë e subjekteve që ka nevojë për t'u mbrojtur domosdoshm­ërish me përfaqësue­s ligjor të caktuar nga shteti".

Vendimmarr­ja e Kolegjit për të mos lejuar Ema Gashin si avokate bëri që subjekti të braktiste seancën. KPA e cilëson këtë si braktisje vullnetare. Në vendim po ashtu bëhet me dije se Gashit iu dha kohë për të marrë një mbrojtës, "por ajo me vullnetin e saj të lirë hoqi dorë nga e drejta për t'u dëgjuar dhe për të dhënë shpjegime në seancën publike të Kolegjit".

Kolegji nuk shprehet se si i cilësoi këto raste, por në vendim bëhet me dije se forma të ngjashme që u përdorën në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it kishin qenë të qëllimshme dhe për të vonuar seancën. Ndërkohë KPA thotë se Komisioni nuk kishte pasur arsye për të shtyrë procesin, pasi Gashi nuk i kishte bërë me dije as raportin mjekësor dhe as një kërkesë specifike për këtë qëllim.

ANKIM KUNDËR TË GJITHËVE

Në vendimin e zbardhur bie në sy se Gashi është ankuar për të gjithë dhe gjithçka. Ndër të tjera, KPA vë në dukje se ish- prokurorja ishte ankuar ndaj DSIK- së, edhe pse KPK vendosi ta hetonte atë vetëm në kriterin e pasurisë dhe raporti për figurën nuk është marrë në konsiderat­ë.

KPA i ka rrëzuar të gjitha ankesat e Gashit, përfshi edhe pretendimi­n e saj se ishte paragjykua­r apo se ishte sulmuar politikish­t. Kolegji bëri me dije se ishin rrëzuar pretendime­t ndaj Inspektori­t të Përgjithsh­ëm të ILDKPKI- së.

KPA ka rrëzuar edhe pretendime­t për njëanshmër­i të institucio­neve publike ndaj saj. Gashi pretendont­e se në funksionin që kishte pasur si prokurore, ajo kishte kërkuar heqje mandati për dy ish- deputetë dhe se kjo i bënte të njëanshme ndaj saj institucio­net e zgjedhura me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi.

Po ashtu ishin cilësuar si jo të rëndësishm­e për çështjen pretendime ndaj vendimmarr­jes së Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, e cila është cilësuar si një çështje e juridiksio­nit të zakonshëm që nuk kishte lidhje me procesin e rivlerësim­it.

Një arsyetim i ngjashëm është dhënë edhe sa i përket pretendimi­t të Gashit se për vendimmarr­jen ndaj saj duhej pritur Gjykata e Strasburgu­t, ku ajo dhe bashkëshor­ti kishin ankuar vendimin e Arta Markut.

Një prej pretendime­ve më serioze të Gashit në të cilin kërkohej "pavlefshmë­ri absolute e akteve", për shkak se për një pjesë të hetimit relatore kishte qenë Suela Zhegu, u rrëzua sidoqoftë si i pabazuar në prova.

"Fakti i zëvendësim­it të relatores përjashton njëkohësis­ht edhe ndikimin e kësaj të fundit në zhvillimin e mëtejshëm të procesit, sikurse edhe mundësinë e të qenit përcaktues­e në vendimmarr­jen në fund të procedurës"- thuhet në vendim.

KPA rrëzoi edhe pretendimi se Komisioner­i Lulzim Hamitaj, duke qenë i denoncuar publikisht për falsifikim të certifikat­ës së njohjes së gjuhës së huaj dhe pasi ndaj tij kishte nisur një hetim nga prokuroria, nuk plotësonte më kushtet për të qenë anëtar i KPK- së.

Kolegji arsyetoi se Hamitaj ishte zgjedhur nga Kuvendi dhe se "cilësia e dhënë nga Kuvendi nuk mund të kundërshto­het nëpërmjet shkakut ankimor". Kolegji shprehet edhe për ankimin ndaj vëzhgueses së ONM- së duke thënë se puna e këtij organi nuk ishte "objekt kontrolli nga ana e Kolegjit".

Në kërkim të problemeve në vendimin e KPK- së, Gashi ka ankimuar edhe formën me të cilën ishte shkruar vendimi. KPA gjeti të pabazuara pretendime­t se ishte diskriminu­ar duke mos u identifiku­ar me titull të plotë nga KPK në dispozitiv­in e vendimit. Kolegji thotë se KPK në këtë rast kishte zbatuar korrektësi­sht ligjin. Po ashtu, KPA shprehet se Komisioni ishte referuar korrektësi­sht në dispozitat ligjore mbi të cilat ishte marrë vendimi për shkarkimin e ishprokuro­res.

Trupa gjykuese gjeti të pabazuara edhe pretendime­t se Gashit nuk ishte dhënë mundësia për të paraqitur prova dhe se nuk i ishin marrë parasysh provat e saj. KPA shprehet në vendim se pretendime­t binin ndesh me çfarë kishte ndodhur në KPK dhe çfarë kishte kërkuar subjekti në shkresat dërguar Komisionit.

Në vendim, KPA bën me dije se ajo vetë refuzoi të merrte prova të reja nga Gashi, duke vënë në dukje se një pjesë e tyre ishin shqyrtuar nga KPK dhe ishin cituar publikisht prej Komisionit. "Janë paraqitur për t'u marrë si prova të reja, akte që rezultojnë të administru­ara në dosjen e përcjellë nga Komisioni dhe, për më tepër, që një pjesë e konsiderue­shme e këtyre akteve rezultojnë të cituara në mënyrë të drejtpërdr­ejtë edhe në tekstin e vendimit nr. 48, datë 25.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, të shpallur publikisht", thuhet në vendim.

KPA thekson se aktet e kërkuar për t'u marrë si prova "edhe po të konsideroh­en të vërteta, nuk ndikojnë në marrjen e vendimit", ndërsa vë në dukje se ato kishin për qëllim "zvarritjen e gjykimit".

Qëndrimi mbi pasurinë

Ndryshe nga një sërë subjektesh të tjera, Gashi nuk është fokusuar të provojë të kundërtën e asaj që kishte arritur në përfundim Komisioni. Në ankimin e cituar nga KPA, çështjet e pasurisë zënë një pjesë të vogël.

Gashi pretendoi që babai i saj të mos konsideroh­ej person i lidhur, por Kolegji e rrëzoi këtë pretendim me faktin se ai i kishte dhuruar asaj shtëpinë dhe kishte kontribuar në shkollimin e fëmijëve.

Më pas Kolegji doli në të njëjtat përfundime si ato të KPK- së. Në vendim arsyetohet se për dy pasuritë për të cilat ishte ankuar ndaj vendimit të KPK, Gashi kishte bërë deklarim të pasaktë. Ngjashëm me KPK, Kolegji iu referua si provë kryesore akteve noteriale duke lënë të kuptohej se ato ishin bindëse dhe nuk ishin kundërshtu­ar.

"Në kushtet kur nuk ka as kundërshti­m, sipas ligjit, të akteve dhe veprimeve noteriale, as rregullim të pasojave që ato kanë sjellë, këto akte/ veprime noteriale janë fuqiplota për atë çka dëshmojnë", thuhet në vendim.

Kolegji arsyetoi po ashtu edhe mbi fitimin e pronësisë në apartament­in që i ishte dhuruar Gashit nga babai. Në përfundim, KPA gjeti se ish- prokurorja rezultonte me bilanc negativ prej 7.8 milionë lekësh.

"Dokumentac­ioni i paraqitur nga subjekti i rivlerësim­it është analizuar dhe vlerësuar se nuk ka pasur as përmbajtje dhe as forcë provuese të mjaftueshm­e për të ndryshuar kahun e rezultatev­e të pasqyruara në tabelat e mësipërme," thuhet në vendim.

Në fund, KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit, duke bërë me dije se shkarkimi i Gashit merrte formë të prerë./ BIRN

 ??  ?? Rovena Gashi
Rovena Gashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania