Gazeta Shqiptare

Ish- kreut të ALUIZNI- t i sekuestroh­en 1,5 mln euro llogari banke, tentoi t'i transferon­te jashtë

Ferdinand Shehu: S'kam asgjë për të fshehur, paratë janë siguruar nga shitja e një hoteli Ish- drejtor në vitet 2006- 2011, policia: Dyshohet se pasuria është përfituar nga burime të paligjshme

-

Ish-

drejtorit të ALUIZNI- t për rajonin e Tiranës në vitet 2006- 2011 Ferdinand Shehu i janë sekuestrua­r 1.5 mln euro pas hetimit të Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me prokurorin­ë. Sekuestro e llogarisë bankare është bërë pasi dyshohet se është përfituar nga burime të paligjshme. "Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimi­n dhe sekuestrim­in e pasurive të paluajtshm­e dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacioni­n policor të koduar "Investimi", për sekuestrim­in e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ishpunonjë­s i administra­tës shtetërore, i cili në vitet 20062011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave Urbane", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet "se ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshm­e. Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmen­dur ka tentuar transferim­in e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikim­in për investime financiare, ndërkohë 500 000 euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera". Ferdinand Shehu nuk është arrestuar, vetëm pasuria është sekuestrua­r, ndërkohë që vijojnë hetimet për origjinën e shumës së bllokuar dhe a i justifikon ish- zyrtari i lartë

SHKARKIMI NGA DETYRA

Ai ka qenë drejtor i ALUIZNI- t në kohën e Partisë Demokratik­e, ndërsa u shkarkua nga detyra në vitin 2011, detyrë të cilën ia kishin ngarkuar në vitin 2010. Ndërsa në periudhën 2006- 2010 ai mbajti postin si zëvendësdr­ejtor i Përgjithsh­ëm pranë Agjencisë së Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale. Shkak për shkarkimin nga detyra e Shehut ishte mungesa e integritet­it personal. Lajmi i shkarkimit është dhënë nga përfaqësue­sja e ALUIZNI- t, Shpresa Muha, e cila atëherë theksoi se Shehu ka mashtruar organet emëruese, duke mos deklaruar 4 vjet punë që ka bërë në hetuesinë e Vlorës. Referuar dokumentev­e, nga ana e ALUIZNI- t bëhen me dije dy detaje të jetëshkrim­it të ish- drejtorit të zyrës rajonale të Tiranës, të cilat nuk figuronin të shkuara në CV. "Përmes manipulime­ve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperienc­ë pune 4vjeçare si hetues, në hetues

DEKLARATA

"1.5 milionë eurot e sekuestrua­ra janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli", ka thënë Shehu. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ndodhet në Itali dhe se transaksio­ni që po kryhej ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka. "Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksio­ni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime", - është shprehur ai.

inë e rrethit të Vlorës ( Urdhri nr. 8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithsh­me). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithsh­me, gjithashtu e "fshirë" nga jetëshkrim­i.

REAGIMI I

ISH- ZYRTARIT

Ish- drejtori i ALUIZNI- t, Ferdinand Shehu, njëherësh ish- anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka reaguar pas vendimit të policisë, e cila i vendosi dje sekuestrim­in e llogarisë së tij bankare me një vlerë prej 1.5 milionë eurosh. I pyetur nga "Ora News", Ferdinand Shehu ka thënë se 1.5 milionë eurot e sekuestrua­ra janë të ardhu

ra të siguruara nga shitja e një hoteli. "1.5 milionë eurot e sekuestrua­ra janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli", ka thënë Shehu. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ndodhet në Itali dhe se transaksio­ni që po kryhej, ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka. "Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksio­ni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime",- ka thënë ai.

 ??  ?? Ferdinand Shehu, ish- kreu i ALUIZNI- t
Ferdinand Shehu, ish- kreu i ALUIZNI- t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania