Gazeta Shqiptare

Ibrahimaj: Tatimet, kontrolle në 1200 pika karburanti

Kontroll për karburante­t/ 32 kompani janë në ndjekje penale për evazion fiskal Aksion për kalibrimin e pompave dhe hetime për fshehjen e taksave

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Tatimeve do të nisë një aksion në të gjithë vendin dhe do të kalojë në sitë 1200 pika që shesin karburant. Gjatë këtij aksioni do të kalibrohen edhe 3200 pompa. Drejtoresh­a e përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, deklaroi se të gjitha pikat e tregtimit të karburante­ve do të përballen me vizita të thelluara fiskale nga ana e inspektorë­ve tatimorë. "Me urdhër të ministres së Financave, Drejtoria e Tatimeve dhe metrologji­a do të kalojnë në kontroll të gjitha kompanitë e karburante­ve, të përcaktuar­a si një nga sektorët me riskun më të lartë për fshehje taksash dhe shkelje të ligjit", tha ajo. Vendosja e kompanive të naftës në shënjestrë­n e administra­tës tatimore ka ardhur pas një investigim­i të kryer nga hetimi tatimor gjatë muajve të fundit. Emrat e kompanive të dërguara për ndjekje penale mbahen sekret për shkak të hetimit nga prokuroria. Por, drejtoresh­a e Tatimeve tha se kontrollet nuk do të kursejnë asnjë pikë tregtimi. Veç kompanive të karburante, një tjetër sektor që do të jetë në sitën e tatimeve gjatë muajit të ardhshëm është e dhe ndërtimi. Ndërkohë për korrikun, administra­ta tatimore ka kontrollua­r rreth 1930 subjekte, duke konstatuar mbi 800 shkelje të ligjit.

AKSIONI

Rreth 41% e bizneseve që u kontrollua­n në periudhën 1- 31 korrik në kuadër të planit operaciona­l kundër informalit­etit janë gjetur me shkelje. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve bëri të ditura shifrat sot gjatë një daljeje të kreut të këtij institucio­ni, Delina Ibrahimaj. Në fjalën e saj, Ibrahimaj u shpreh se gjatë muajit që lamë pas fokusi i planit anitinform­alitet ishte te subjektet "biznes i madh", kryesisht në hidrokarbu­re, ndërtim dhe hoteleri. "Për arsye të specifikav­e të sezonit turistik, strukturat e monitorimi­t në terren, në bashkëpuni­m me DPD, Inspektora­tin e Punës, ISHTI, gjatë periudhës 01- 31 korrik kanë kontrollua­r 1,933 subjekte, ndërsa janë konstatuar 803 shkelje të legjislaci­onit tatimor. Kemi identifiku­ar dhe po vazhdojmë të monitorojm­ë, regjistrim­in e njësive akomoduese, deklarimin e punonjësve dhe respektimi­n e detyrimeve të tjera ligjore, për të vendosur rregullat e konkurrenc­ës së ndershme për të gjithë. Krahas strukturav­e të monitorimi­t në terren, Hetimi Tatimor, gjatë muajit Korrik ka referuar mbi 30 dosje në prokurori, kryesisht me subjekte të mëdha që operojnë në fushën e ndërtimit dhe të hidrokarbu­reve. Plani operaciona­l do të vazhdojë për goditjen e veprimtari­së së paligjshme në fushën e hidrokarbu­reve, ku janë të nevojshme vizita fiskale të thelluara për të identifiku­ar, parandalua­r dhe luftuar evazionin fiskal, falsifikim­in e dokumentev­e dhe ndërhyrjet në pompat e karburante­ve. Në lidhje me sistemet fiskale të karburante­ve, në vijim të gjetjeve të Hetimit Tatimor, të cilat konkluduan në arrestimin e dy personave, nga sot me urdhër të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ( DPT) dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Metrologji­së, ( DPM) do të kryejnë inspektime të përbashkët­a pranë subjekteve të tregtimit të hidrokarbu­reve, me qëllim verifikimi­n e përmbushje­s së detyrimeve ligjore nga ana e tyre dhe certifikim­in e regjimit, i cili duhet të jetë automatik. Inspektimi do të mbulojë të gjithë territorin e vendit, në të gjitha pompat që mundësojnë ndryshimin e regjimit nga automatik në manual; për pompat e bllokuara nga strukturat e hetimit tatimor të evidentuar­a duke transmetua­r në regjim manual; si dhe në të gjitha rastet e tjera.

CERTIFIKIM­I TEKNIK

Për të gjitha pompat do të kryhet certifikim­i teknik nga ana e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Metrologji­së nën mbikëqyrje­n e Inspektore­ve Tatimor. Ky proces i certifikim­it të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbu­reve është në vazhdën e planit të gjerë operaciona­l kundër informalit­etit, i cili përgjatë gjithë muajit gusht do të fokusohet te karburante­t, për të garantuar respektimi­n e rregullit "pa kupon s'ka karburant", për të gjithë operatorët në këtë sektor, duke nisur nga më të mëdhenjtë deri te më të vegjlit. I gjithë plani operaciona­l synon formalizim­in e ekonomisë shqiptare, me qëllim që paratë e konsumator­ëve të shkojnë për përmirësim­in e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastruk­turë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese, të cilët cenojnë konkurrenc­ën e ndershme dhe mirëqenien e individëve", tha Ibrahimaj.

 ??  ?? Drejtoresh­a e përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj
Drejtoresh­a e përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania