Gazeta Shqiptare

Aplikoni për llogaritje­n e taksës së ndërtesës

Ujësjellës­i i Tiranës u bën apel qytetarëve

- A) b) c)

Përllogari­tja

mund të bëhet në çdo pikë të UKT- së, ku ofrohet mbështetja nga specialist­ët e ujësjellës­it, duke plotësuar saktë vetëdeklar­imin. Në kategorinë e taksapague­sve familjarë përfshihen pronarët ose poseduesit e objekteve që shfrytëzoh­en për banim/ strehim, si më poshtë: ndërtesa e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore banimi, duke përfshirë shtëpitë, apartament­et, banesat dhe ndërtesat e ngjashme, garazhet e mbyllura, bodrumet, çdo ndërtesë tjetër e ngjashme, mbi apo nën tokë, që nuk përdoret apo shfrytëzoh­et për qëllime të tjera veç atij të banimit. Nga 1 prilli çdo individ që ka në pronësi shtëpi ose biznes do të paguajë tak

SHKALLA E TAKSËS

Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:

0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për banim.

0,15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për veprimtari ekonomike.

30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

sën mbi pronën me faturën e energjisë. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05% e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguajë në muaj

500 lekë, që përkon me 0.05 përqindësh­in, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%. Çmimet e referencës për Tiranën variojnë nga 60 mijë lekë për m2 deri në 190 mijë lekë për m2. Referuar tabelave, çmimi fiskal për shitblerje­n e apartament­eve në zonën e ish- Bllokut ka mbetur i pandryshua­r. Çmimi i apartament­eve për këtë zonë do të vazhdojë të jetë 190 mijë lekë për metër katror. Sipas tabelave, rritje të çmimit fiskal për shitblerje­n e apartament­eve është shënuar në Rrugën Bardhyl, "Xhamlliku", "Profarma", rruga "Kongresi i Manastirit" dhe bulevardi "Zhan Dark". Qeveria ka shtrenjtua­r edhe çmimet e shitblerje­ve të apartament­eve për Rrugën e Durrësit. Në tabelë, kjo përkon me zonën kadastrale 3/ 1, ku çmimi më parë ishte 75 mijë lekë për metër katror, ndërsa sot bëhet 77 mijë lekë për metër katror, me një rritje prej 2 mijë lekësh për metër katror. Çmimi i referencës për këtë zonë më parë ishte 100 mijë lekë për metër katror, ndërsa bëhet 102 mijë lekë për metër katror, pra rritet 2 mijë lekë. Ndërsa çmimi fiskal për zonën 1/ 1, që përfshin "Ali Demin" dhe fshatin Shkozë është ulur 300 lekë për metër katror. Nga 98 mijë lekë për metër katror, me udhëzimin e ri bëhet 97,700 lekë për metër katror. Ulje modeste ka shënuar edhe çmimi i tregut të apartament­eve në zonën e "9- Katësheve" prej 500 lekësh për metër katror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania