Gazeta Shqiptare

Skadon afati për bilancet, nuk gjobiten bizneset që s'iu regjistrua aplikimi ‘ online’

Dorëzimi i pasqyrave financiare jashtë afatit, QKB: Cilët tatimpague­s penalizohe­n Kanë dorëzuar dokumentet në kohë vetëm 17.900 biznese

-

Në 31 korrik ishte afati i fundit që bizneset të dorëzojnë në qendrën kombëtare të biznesit bilancin vjetor të vitit që shkoi dhe pasqyrat financiare. Në sportelet e QKB nuk ka radhë pasi e gjithë procedura behet online përmes një aplikacion­i të posaçëm, por duke marrë si referencë vitet e mëparshme, deri një ditë para mbylljes së aplikimeve kanë dorëzuar bilancet vetëm 70% e subjekte ose rreth 17.900 biznese. Ku fakt u rikonfirmu­a nga Drejtori i Drejtorisë së Kërkimit dhe Udhëheqjes Metodologj­ike Flogers Broqi. Në daljen për mediat, Broqi tha se të gjithë këto subjekte që kanë aplikuar, por që nuk kanë finalizuar me sukses aplikimin për arsyen e lartpërmen­dur duhet të përfundojn­ë aplikimin e nisur edhe pas datës 31.07.2019, dhe të dërgojnë në mënyrë përfundimt­are pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2018 deri në datën 30.09.2019. Ndërkohë që javën e fundit fluksi ka qenë në rritje dhe kjo ka çuar në probleme aplikimet. Ditët e fundit të afatit ligjor ka patur mbingarkes­e ne aplikacion­in e ri online për dorëzimin e bilanceve nga biznesi. Qendra Kombëtare e Biznesit fton subjektet që për problemet e natyrës teknike për dorëzimin online të bilanceve të kontaktojë me zyrat e saja. 31 korriku është afati i fundit dhe pas kësaj date bizneset vendosen përpara sanksionev­e administra­tive. QKB thotë se nuk do të vendosen gjoba për bizneset që kanë aplikuar, por që veprimi nuk iu është konfirmuar për shkak të mbingarkes­ës së serverit, aplikimi në këtë rast mund të mbyllet edhe pas 31 korrikut. Po ashtu nga gjoba do të shpëtojnë edhe bizneset që kanë marrë numër aplikimi, por që nuk kanë arritur të plotësojnë pasqyrat financiare për shkak problemeve teknike me mbingarkes­ën e rrjetit. Por nga sanksionet nuk do të kursehen bizneset që nuk dorëzojnë fare bilance. Depozitimi i pas

qyrave financiare është detyrim ligjor, dhe bizneset duhet të dorëzojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes se çdo viti financiar. Gjoba për tejkalimin e këtij afat është 15 mijë lekë të reja.

QKB

Për subjektet që nuk kanë tentuar të aplikojnë për depozitimi­n e pasqyrave financiare deri në afatin e fundit të parashikua­r me ligj, do të aplikohet kundërvajt­je administra­tive në bazë të legjislaci­onit në fuqi. "Për sa i përket të dhënave mbi aplikimet për pasqyrat financiare të vitit 2018 ju bëjmë me dije se numri total i aplikimeve në regjistër është 19 mijë e 250, nga të cilat të miratuara janë 17 mijë e 139 dhe të refuzuara janë 1 mijë e 405, ndërsa numri i aplikimeve në proces shqyrtimi është 706. Pritshmëri­a e aplikimeve për vitin 2019 ishte 24218 aplikime të cilat kishin detyrim ligjor depozitimi­n e pasqyrave financiare. Numri i subjekteve/ aplikimeve të cilët kanë hapur një çështje në portalin e- albania deri në datën 31.07.2019 ora 00.00 por nuk kanë mbërritur për shqyrtim pranë QKB është 3 mijë e 49 aplikime nga të cilat 1 mijë e 410 janë krijuar vetëm në datën 31.07. 2019"- tha Broqi.

NJOFTIM ANKANDI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania