Gazeta Shqiptare

Asistenca sociale, shpallet ligji i ri: Cilat janë kategoritë përfituese

Përzgjedhj­a, bazuar në formulën e pikëzimit sipas shkallës së varfërisë

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme, është shpallur ligji i ri nr 57/ 2019 "Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë, i cili parashikon heqjen e kufirimit maksimal për masën e ndihmës ekonomike, duke krijuar mundësi për rritjen e përfitimit për familjet me shumë fëmijë. Ky ligj do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh. ' Gazeta Shqiptare' publikon sot kategoritë përfituese të ndihmës ekonomike; aftësisë së kufizuar; bonusit të bebes si dhe të ndihmësit personal. "Ky ligj ka për qëllim: a) të përcaktojë ndihmën ekonomike dhe përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar për individët dhe familjet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive e të mundësive personale, ruajtjen e integritet­it dhe përfshirje­n shoqërore për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologji­ke e shoqërore; b) të zbusë varfërinë dhe përjashtim­in shoqëror për individët e familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjes­h e shërbimesh për përmirësim­in e jetesës së tyre; c) të garantojë asistencë sociale nëpërmjet ndihmës së menjëhersh­me financiare për foshnjat e porsalindu­ra; ç) mirorganiz­imin dhe mirëfunksi­onimin e institucio­neve shtetërore përgjegjës­e për ofrimin dhe administri­min e asistencës sociale",- theksohet në nenin 2 të këtij ligji. Zbatimi i këtij të fundit realizohet për individët, familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara në Republikën e Shqipërisë dhe nënat me foshnja të porsalindu­ra, për ofrimin dhe garantimin e asistencës sociale, me përjashtim të kufizimeve të vendosura.

PAGESA E NDIHMËS EKONOMIKE

Ndihma ekonomike është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, për kategoritë e përcaktuar­a në nenin 7, të këtij ligji. Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike bëhet sipas përcaktime­ve me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë dhe masa nuk kufizohet për shkak të numrit të anëtarëve. Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftues­hme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera, dhe individët e përcaktuar në nenin 7, të këtij ligji. "Familjet dhe individët në nevojë kanë të drejtë të marrin përfitime në natyrë. Mënyra e përfitimev­e në natyrë përcaktohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave. Fëmijët e familjes në nevojë, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe jetimët, të cilët nuk janë në institucio­ne që ndjekin arsimin e detyrueshë­m, sipas legjislaci­onit në fuqi për arsimin parauniver­sitar në Republikën e Shqipërisë, marrin një pagesë shtesë, deri në mbarimin e arsimit të detyrueshë­m, në masën e përcaktuar me vendim nga Këshilli i Ministrave",- nënvizohet në ligjin e ri. Gjithashtu ligji bën me dije se fëmijët e familjes në nevojë, si dhe jetimët, që nuk janë në institucio­ne, të cilët janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, marrin një pagesë shtesë, për çdo vaksinë të kryer, në masën e përcaktuar me vendim nga Këshilli i Ministrave. Anëtarit të familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuar, invalid pune apo individ përfitues i ndihmës ekonomike, sipas përcaktime­ve në nenin 7, të këtij ligji, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. Anëtarit të familjes në nevojë, që, me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuan dënimin me heqje lirie ose që trajtohet me mjekim të detyruar me vendim gjykate, në institucio­net mjekësore të posaçme, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. Procedura, dokumentac­ioni dhe masa mujore e përfitimit të ndihmës ekonomike përcaktohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave. Masa e ndihmës ekonomike,

PËRFITUESI­T

Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftues­hme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera dhe individët e përcaktuar në nenin 7, të këtij ligji. për familjet në nevojë, përcaktohe­t sipas strukturës së familjes dhe shkon deri në 150 për qind e masës së pensionit social dhe e indeksuar.

KËRKESA DHE PËRZGJEDHJ­A

Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet nga kryetari i familjes ose njëri nga anëtarët madhorë të familjes, së bashku me bashkëshor­tin/ en ose i vetëm, kur nuk ka bashkëshor­t/ e; secili prej bashkëshor­tëve, në rastet kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të formës së prerë; apo nga vetë individi. Aplikimi për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet tek administra­tori shoqëror në njësinë administra­tive, nën juridiksio­nin e së cilës ka vendbanimi­n. Kriteret, procedura dhe dokumentac­ioni për përfitimin e ndihmës ekonomike, si dhe masa e përfitimit të saj përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave. Pranueshmë­ria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet formulës së pikëzuar, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë. Treguesit e vlerësimit të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndihma ekonomike

shpërndahe­t një herë në muaj nga bashkia nëpërmjet shërbimit bankar dhe/ ose shërbimit postar, bazuar në vendimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për

familjet në nevojë e ka bashkëshor­tja e kryefamilj­arit. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshor­tja mungon, të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes. Verifikimi për familjet që aplikojnë për herë të parë do të kryhet brenda muajit të aplikimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania