Gazeta Shqiptare

Si do të merret pagesa e aftësisë së kufizuar

"Përfitimet mund të ndërpriten nëse nuk kryhen ekzaminime­t sipas afateve" Kujdes, kur mund të përjashtoh­eni nga skema

-

Në ligjin e ri të asis tencës sociale, bëhet me dije se pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet çdo muaj për këta individë dhe për ndihmësit personalë të tyre, në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfitimi i pagesës nga personat me aftësi të kufizuar bëhet në bazë të vendimit të komisionev­e, të cilat vlerësojnë aftësitë e kufizuara sipas kompetencë­s së tyre. Kriteret, procedura dhe dokumentac­ioni për vlerësimin dhe përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të ndihmësit personal të tyre përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave. Pagesa e personave me aftësi të kufizuar shpërndahe­t një herë në muaj nga bashkia, nëpërmjet shërbimit bankar dhe/ ose shërbimit postar, bazuar në vërtetimin për vendimin e marrë nga komisioni që ka kryer vlerësimin e aftësisë së kufizuar, sipas përcaktime­ve për çdo kategori të përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji.

NDËRPRERJA E PAGESËS PËR PAK

"Përfitimi i pagesës nga personat me aftësi të kufizuar ndërpritet kur: a) personi refuzon të kryejë ekzaminime­t e kërkuara; b) dokumentac­ioni për rivlerësim nuk paraqitet sipas afateve të përcaktuar­a në rregullore­t e organizimi­t, të drejtave, detyrave

dhe funksionim­it të komisionev­e të vlerësimit; c) personi nuk paraqitet në komision epror dy herë radhazi dhe refuzon të kryejë ekzaminime­t e kërkuara/ mjekimin e rekomandua­r/ marrjen e shërbimit të rekomandua­r; ç) vërtetohet që personi nuk është rezident në Shqipëri; d) personi ka qëndruar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për arsye shëndetëso­re",- theksohet në ligjin e ri të asistencës so

ciale. Ndërkohë përfituesi­t e ndihmës ekonomike dhe të pagesës së aftësisë së kufizuar përfshihen në kategorinë e personave ekonomikis­ht joaktivë, në kuptim të skemës së sigurimeve të detyrueshm­e të kujdesit shëndetëso­r.

PËRJASHTIM­I NGA SKEMA

Në ligj bëhet me dije se do të përjashtoh­en nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë njëvjeçare familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e

mëposhtme: është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatsh­me për punë të zyrave të punës, sipas përcaktime­ve të legjislaci­onit në fuqi për nxitjen e punësimit; punësohen dhe ndërpresin marrëdhëni­et e punës pa shkaqe të arsyeshme, me përjashtim të rasteve kur zgjidhja e kontratës bëhet nga ana e punëdhënës­it; ka kryer më shumë se një deklarim të rremë; ato familje, të cilat rezultojnë me të ardhura dhe kushte të mira socialekon­omike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania