Gazeta Shqiptare

Fatma Methasani në pritje të ëmbël, planet për dasmë

Moderatorj­a e njohur dhe shefi i kuzhinës, për herë të parë prindër Pse zihet shpesh me Alfion? Zbuloni të fshehtën

- Egla Xhemali

Me siguri e keni rilex uar edhe një herë tjetër titullin, por po, është e vërtetë: Fatma Methasani pret të bëhet mami për herë të parë. Burime për Blitz. al konfirmojn­ë se moderatorj­a besnike e "In Tv" është në pritje të ëmbël. Ne i hodhëm një sy profilit të Fatmës në ' Instagram' për të "kapur" ndonjë detaj që mund të na kishte shpëtuar, dhe vumë re që kohët e fundit ( përveç konversave të saj të pandashme) moderatorj­a ka preferuar të veshë vetëm bluza të gjera, ndoshta si një mënyrë për të fshehur barkun e rrumbullak­osur, duke na e përforcuar kështu edhe një herë vërtetësin­ë e lajmit të ëmbël. Po të njëjtat burime tregojnë se moderatorj­a është në tremujorin e parë të shtatzënis­ë, por ende nuk është zbuluar gjinia e fëmijës. Dhe meqë jemi te gjinia, afërsisht rreth një muaj më parë në një intervistë për "Indeksonli­ne", Fatma duket sikur indirekt ka zbuluar( ose parandierë) se një periudhë e re po vjen për të.

Ndër të tjera, moderatorj­a foli rreth një dasme në horizont me shefin e kuzhinës dhe njëkohësis­ht të zemrës së saj, Alfio Rrotani. Fatma tregoi se kur ata të vendosin të bëjnë dasmën, paraprakis­ht ajo do futet në kurs për të mësuar Napolonin dhe Pogonishte­n, pasi nuk dinte të kërcente muzikë popullore, apo se në dasmë mund ta shohim edhe nuse me atlete. Por, ajo që kishim anashkalua­r pa i dhënë rëndësinë e duhur, është pikërisht përgjigjja e moderatore­s kur pyetet për planet për fëmijë.

E pyetur nëse bebin e parë e do djalë apo vajzë, Fatma është shprehur se për këtë zihet shpesh me Alfion.

Zënkë për gjininë? Duket si debati klasik që pason lajmin e shtatzënis­ë.

Epo, mesa duket sinjalet qenkan dhënë me kohë!

Ose është thjesht një rastësi e bukur. Sidoqoftë, tani zënkat duhet të kenë kaluar në një tjetër nivel: Kujt do t'i ngjajë më shumë, mamit apo babit? Do bëhet shef kuzhine apo do preferojë studiot televizive?

Kujtojmë se Fatma dhe Alfio Rrotani janë në një lidhje prej gati 3 vitesh. Ato

të dy janë njohur në ambientet e "IN Tv" gjatë kohës kur edhe Alfio kishte një program të tijin në këtë televizion. Fatma ka zbuluar në emisionin "Thumb", moderatorj­a disa detaje nga marrëdhëni­a me Alfion. Ndër të tjera ajo ka treguar gjatë intervistë­s një moment grindjeje me Alfion, kjo pasi ky i fundit nuk kishte parë kurrë programin që Fatma drejton. "Po sikur të them që Alfio nuk e ka parë kurrë emisionin?! Ne jemi zënë dhe s'kemi folur dy ditë për këtë punë, si s'është çudi. Unë isha gati të ikja nga shtëpia, nuk është normale fare. Po e mora vesh se po bënim një intervistë për një revistë. Ishim të dy në kafe me gazetaren dhe ishim në fazën e mjaltit. Dhe një moment e pyesin: Po mirë çmendon për emisionin e Fatmës? Dhe Alfio kur ndihet komod, fillon dhe s'ka filtra fare; Ah unë nuk kam parë asnjë episod tha. Si një gjë normale. Unë aty e shoh dhe i them: Dy sekonda, si mo s'ke parë emisionin tim ti?

Aty nuk u bë më intervista se ne u zumë. Ua po si mos të më shohë mua? Vetëm kur më ka parë në backstage kur kalonte në kohën që punonte në IN Tv. Dhe unë isha duke thënë domethënë, domethënë shumë herë dhe më tha: Sa shumë e thua domethënë ti në emision?",ka treguar me humor moderatorj­a e "Fun Day". Tanimë një nga çiftet më simpatik të show bizz- it shqiptar, po jeton momente të pakufishme lumturie. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e fëmija të vijë shëndetplo­të në jetë!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania