Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Mario Majollarit, lihet në fuqi vendimi për lirimin e Kastriot Gjuzit

"Kur kam dalë nga komisariat­i, jam shtangur dhe kam parë tmerr" Burri i tezes së viktimës: Jam kërcënuar me jetë nga Amarildo Gjuzi dhe krushku i tij, Aldo Kasollari

-

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendi min për pushimin e hetimeve për Kastriot Gjuzin, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Mario Majollarit. Gjuzi u lirua pak javë më parë, ndërkohë që pushimi i hetimeve u kërkua nga prokuroria, pasi nuk u siguruan provat ndaj tij. Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimet për Gjuzin më 29 maj, vendim që u kundërshtu­a nga familjarët e viktimës. Prokurori argumentoi në seancën e 29 majit se nuk janë gjetur provat materiale, si arma e krimit dhe për këtë nuk vërtetohen pretendime­t. Ndërkohë, nëna e Majollarit duke folur për mediat ditën kur u mbajt seanca u shpreh e revoltuar dhe tha se do ta apelojë vendimin. Më tej, ajo shtoi se pretendimi i prokuroris­ë për të gjetur armën 9 ditë pas vrasjes nuk qëndronte, ndërsa mohoi se ata familjaris­ht kanë probleme të tjera që mund të çonte në vrasjen e djalit të saj. 28- vjeçari Mario Majollari u vra më 10 prill të vitit të kaluar pranë banesës së tij.

KËRCËNIMI

28- vjeçari Mario Majollari u ekzekutua shumë pranë banesës së tij. I vetmi faj i tij ishte se në vena kishte gjakun e babait vrasës, megjithëse ai u rrit pa praninë e tij që në vitin 1997, kur prindërit iu divorcuan. Pas ngjarjes, polica tha se vrasja ndodhi për gjakmarrje dhe vuri në pranga si autor të dyshuar Kastriot Gjuzin, vëllain e Ilir Gjuzit të vrarë nga Avni Majollari në vitin 2000. Ethet e gjakut duket se nuk janë shuar. Në komisariat­in nr. 4 të policisë në datën 28 dhe 29 korrik, familjarë të Mario Majollarit kanë denoncuar familjarë të fisit Gjuzi se i kanë kërcënuar me jetë. Konkretish­t, Aleksandër Kurti, burri i tezes së Mario Majollarit, ai që i është bërë krah nënës së tij për të kërkuar në dyert e gjykatës autorët e vrasjes së të birit, thotë se është kërcënuar nga Amarildo Gjuzi dhe krushku i tij, Aldo Kasollari. "Amarildo Gjuzi bashkë me këta persona dhe një grup tjetër dhe me Aldo Kasollarin në krye, kam marrë një kërcënim. Unë nga Aldo Kasollari jam kërcënuar me rrezik jete dhe jam poshtëruar e ofenduar në sy të bashkëshor­tes. Unë nga këta persona jam studiuar, ndjekur në ' Kinostudio' për gati 72 orë dhe jam parë egërsisht nga këta persona unë personalis­ht, por edhe bashkëshor­tja ime me dy kalamaj", ka thënë Kurti. Pas kërcënimev­e në lagje, Aleksandër Kurti ka shkuar në polici në datën 28 korrik dhe ka denoncuar rastin, por sapo ka dalë, ai është kërcënuar për herë të dytë, këtë radhë para komisariat­it, në prani të punonjësve të policisë. "Më 29, kur kam dalë nga komisariat­i, jam shtangur dhe kam parë tmerr. Kanë qenë katër persona me dy makina luksoze dhe gati për të m'u hedhur. Aty m'u prezantua që unë jam Amarlido Gjuzi, djali i Ilir Gjuzit. Aty kishte dy agjentë policie, në momentin e përballjes sime me ta, ata afrohen, por Amarildo Gjuzi i degjeneron të dy, me fjalën bastarde ' m'u zhdukni'. Në këtë moment dy agjentët e policisë largohen", ka treguar më tej ai. Pavarësish­t dy kallëzimev­e për kërcënim të jetës së tij dhe të familjes, komisariat­i nr. 4 është mjaftuar me referimin e çështjes në prokurori dhe nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e familje së Aleksandër Kurtit. Kryefamilj­ari bën apel për ndihmë. "Ndjehem shumë i kërcënuar, shumë i pambrojtur. I kërkoj ndihmë madhore Presidenti­t Ilir Meta. Këta dy persona po më rrezikojnë jetën time dhe të familjes. I kërkoj ndihmë edhe kryeminist­rit Edi Rama, është çështje shumë e ndërlikuar, jetë a vdekje", është shprehur Aleksandër Kurti. Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për Kastriot Gjuzin, i cili u arrestua si autor i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit. Në maj të këtij viti, Gjuzi la qelinë, pasi prokuroria nuk siguroi prova kundër tij. Vendimi u kundërshtu­a nga familjarët e viktimës, që iu drejtuan Apelit për të vendosur drejtësi.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Mario Majollari
Viktima Mario Majollari
 ??  ?? Aleksandër Kurti, burri i tezes së viktimës
Aleksandër Kurti, burri i tezes së viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania