Gazeta Shqiptare

Akuzohen për vrasje të shqiptarëv­e, paditen serbët për krime lufte

-

akuzohen për vrasjen e mbi 1 mijë civileve shqiptarë. Territori i Gjakovës ka pasur humbjet më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe në këtë qytet me rrethinë kanë mbetur të vrarë e të masakruar mbi 1000 civilë shqiptarë. Zyra për mbledhjen dhe dokumentim­in e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, ka dorëzuar dje kontingjen­tin e 12 padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune. Paditë janë dorëzuar ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte. Sipas Shkëndije Hodës, përfaqësue­se e familjarëv­e padive i janë bashkangji­tur edhe dëshmi dhe dokumente të gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilita­rëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë. Shkëndije Hoda- përfaqësue­se e familjarëv­e: Dje sollëm edhe kontingjen­tin e 12 të kallëzimev­e penale të cilat janë bërë nga vetë dëshmitarë­t që kanë qenë prezentë qoftë në vrasje, qoftë përdhunime ose krime të tjera të kryera nga forcat serbe. Ndërsa shfaqin shpresën se këto lëndë do të shqyrtohen me seriozitet. Shkëndije Hoda, përfaqësue­se e familjarëv­e: Këto kallëzime penale nuk janë përralla janë ngjarje të kryera nga kriminelë serb. Ne e dimë si shkojnë këto procedura gjyqësore, këto punë nuk shkojnë me shkop magjik, mirëpo duke e pas edhe ndihmën e Policisë, ne shpresojmë dhe jemi të bindur që edhe PSRK është e gatshme të kontribuoj­ë në këto çështje. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz. ar deputetët e Kuvendit të Kosovës", thuhet tutje. "Kjo garë e re armatimesh është duke u përcjellë nga konflik

tet e pazgjidhur­a deri më tani. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikis­ht. Në Serbi, kjo po shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe - një term me të cilin qeverisë shqiptare i pëlqen të provokojë". Gazeta thekson më tej se "është akoma aktuale ideja e presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe e presidenti­t kosovar, Hashim Thaçi, që konfliktin politik mes dy vendeve ta zgjidhin me një marrëveshj­e për shkëmbime të territores­h, ku Veriu i Kosovës i banuar me serbë, do të këmbehej me Luginën e Preshevës. Kjo ide është kundërshtu­ar për shkak të efektit "domino" që mund të shkaktojë, shkruan "Die Welt", e cila thekson se

pastaj "sipas këtij modeli mund të copëtohej Bosnja, apo edhe Maqedonia ku jetojnë shumë shqiptarë". "Për shkak se këto ide bartin me vete një potencial të konfliktit, BE- ja po përpiqet të shmangë fare debatin për këmbimin e territorev­e. Aktualisht kjo temë nuk është më në rendin e ditës . Por, me sa duket SHBA- ja nuk e kundërshto­n idenë e këmbimit të territorev­e, nëse kjo gjë do të sillte një stabilitet afat gjatë, shkruan "Die Welt". Pra, tema ende nuk është hequr krejtësish­t nga tavolina dhe mbete opsion, shkruan gazeta gjermane. Një gjë, sipas "Die Welt" është e sigurt: "sa më shumë që palët do të armatosën, aq më të mprehta dhe më të rrezikshme do të bëhen konfliktet në rajonin ballkanik."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania