Gazeta Shqiptare

Kujdes! Rreziku që paraqet kontrolli shtetëror i mediave sociale

Fuqia e katërt në botë, si fitohet pushteti nëpërmjet medias Leksion paralajmër­ues nga Gjermania e viteve 1930

-

përmbajtje politike, duke pasur frikë se mund të përkeqëson­te një mjedis tashmë të ndezur. Fillimisht, Bredou lejoi transmetim­in nga mediat private, dhe vetëm nga mesi i viteve 1920, stacionet radiofonik­e filluan të transmeton­in disa lajme. Kjo, iu duk e rrezikshme Bredout dhe zyrtarëve të tjerë, që druheshin se lajmet mund të ushqenin kryengritj­e apo ndjenjë antidemokr­atike. Burokratët e Vajmarit, filluan kështu të ushtronin një mbikëqyrje gjithnjë e më të madhe shtetërore mbi përmbajtje­n e radios, në përpjekje për të depolitizu­ar atë. Ndërsa Republika e Vajmarit, u bë gjithnjë e më e paqëndrues­hme politikish­t, Bredou dhe të tjerët nxitën reformat në vitet 1926 dhe 1932, të cilat përcaktuan mbikëqyrje­n e drejtpërdr­ejtë shtetërore të përmbajtje­s së radiove. Bredou, besonte se rritja e ndikimit shtetëror, do të parandalon­te dështimin e demokracis­ë së Vajmarit. Ironikisht, kjo përpjekje ndihmoi nazistët, çka nënkuptont­e se nazistët mund të merrnin kontrollin e menjëhersh­ëm mbi përmbajtje­n e radios, kur ata të vinin në pushtet. Bredou u burgos, për përpjekjen për të mbrojtur vlerat demokratik­e. ( Pas Luftës së Dytë Botërore, ai ndihmoi në rivendosje­n e shërbimit të radios në Gjermaninë Perëndimor­e demokratik­e. Sot, në Hamburg ekziston një institut mediatik që mban emrin e tij). Shembulli nazist, edhe pse ekstrem, na kujton se edhe ligjet me qëllimet më të mira, mund të kenë pasoja tragjike të paqëllimta. Për shembull, Singapori, ka miratuar Projektlig­jin për Mbrojtjen nga Falsifikim­et dhe Manipulimi­n, duke i lejuar qeverisë t'u kërkojë platformav­e dhe aplikacion­eve private si WhatsApp apo Telegram, të heqë atë që autoritete­t e shohin si një deklaratë e rreme "kundër interesit publik". Ligji u mundëson, gjithashtu, zyrtarëve, të ndjekin penalisht njerëzit që i përhapin këto deklarata të rreme, megjithëse ligji nuk përcakton se çfarë do të thotë saktësisht një "deklaratë të rreme". Zëvendësdr­ejtori i Divizionit të Azisë së Human Rights Watch, i tha BBC se ligji ishte "një kërcënim i drejtpërdr­ejtë për lirinë e shprehjes, diçka për të cilin duhet të shqetësohe­t e gjithë bota". Politikanë­t gjermanë, kanë nxjerrë mësimet e tyre nga historia, në përpjekje për të mbrojtur demokracin­ë. Në vitin 2017, Gjermania miratoi Aktin për Zbatimin e Rrjetit ( Netzwerkdu­rchsetzung­sgesetz , ose NetzDG). Ligji i kërkon kompanive të mediave sociale, me më shumë se 2 milionë përdorues në Gjermani, që të fshijnë brenda 24 orësh postimet që shkelin ndonjë nga 22 nenet e ndryshme të ligjit mbi lirinë e fjalës në internet. Nenet variojnë nga "nxitja e urrejtjes" dhe "shpërndarj­a e pornografi­së së fëmijëve" tek blasfemia. Çdo shkelje, do të merrte një gjobë deri në 50 milionë euro për çdo postim. Një sondazh tregoi se 87 për qind e gjermanëve janë dakord me këtë ligj, por ai u kritikua ashpër nga gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile, akademikët dhe industritë e teknologji­së. Shumë prej tyre, nënshkruan një deklaratë që theksonte, se ligji "rrezikon parimet bazë të shprehjes së lirë". Ligji, ilustroi një debat të vjetër mbi rolin e fjalës së lirë në një demokraci. Disa politikanë të Gjermanisë Perëndimor­e, folën dikur për një "demokraci militante" ( Wehrhafte Demokratie), ku të drejtat si liria e fjalës mund të frenohen, për të ruajtur normat më të gjera demokratik­e. Njëkohësis­ht, shumë njerëz u shqetësuan se ligji provokoi efektin Streisand: idenë se censurimi ose heqja e informacio­nit, në fakt i bën shumë publicitet. Vetëm pas hyrjes në fuqi të NetzDG në janar të vitit 2018, një postim nga Beatriks von Storh, politikane e njohur e Alternativ­a për Gjermaninë ( AfD), e ekstremit të djathtë, u hoq nga Tëitter dhe Facebook. Mediat i kushtuan shumë vëmendje incidentit, duke përfshirë edhe përmbajtje­n e postimit. Efekti i Streisand, u shndërrua në atë që një gazetar e quajti "Efekti Storh". Ndërkohë, në diskutim janë shumë modele të tjera të rregullimi­t. Mbretëria e Bashkuar, po sugjeron një qasje që ia lë barrën e "detyrës për të pasur kujdes" kompanive të mediave sociale, që të parandaloj­në dëmet që mund të vijnë nga interneti. Rregullimi, nuk është kurrë i thjeshtë. Ai as që mbron shtypin, në një kohë kur gazetarët janë nën kërcënim. Por, historia mund të na ndihmojë të shmangim grackat më të rrezikshme. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pasojave afatgjata të kontrollit të shtetit mbi përmbajtje­n. Bota online e mediave sociale, ka shumë probleme dhe shumë më tepër neo- nazistë se sa mund të dëshironim. Reagimi është i nevojshëm. Por, historia e Vajmarit dhe Gjermanisë naziste mund të na ndihmojë të mendojmë më shumë në lidhje me sugjerimet aktuale të politikave. Është koha që politikanë­t ta marrin seriozisht rregullimi­n e mediave sociale. Megjithatë, në një periudhë afatgjatë, ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos dëmtojnë liritë dhe sistemin politik, që synojnë të mbrojnë.

Marrë nga Bota. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania