Gazeta Shqiptare

Ja pse na duhet kompromisi " à la belge"

- Nga Dr. Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... Gjithsesi, nëse ka një vend, nga i cili praktikish­t mund të mësohet më shumë, ai është Belgjika. Siç përmendet në shumë shkrime, dokumentar­ë dhe botime në atë vend dhe gjetkë, nëse demokracia belge mund të përkufizoh­et si bashkëjete­së ndërmjet dallimeve të ndryshme, politika dhe shoqëria belge e ka ngritur kompromisi­n në rangun e arteve të bukura. Ashtu siç birrat, çokollatat, midhjet, fritet dhe vaferat në tregjet botërore, edhe kompromisi në politikën belgo- evropiane është kryemarkë dhe specialite­t demokratik. Por kompromisi si rrugë e tretë, si një përzierje e natyrshme idesh dhe alternativ­ash që mundësisht t'u pëlqejnë të gjithëve karakteriz­on të gjithë shoqërinë belge; ashtu si shprehet profesores­ha e njohur Stephanie Demoulin " kompromisi à la belge" është pjesë e mobilieve shtëpiake"

Kjo mbasi Belgjika është vendi me ndarjet dhe kontrastet më të theksuara të paktën në Europë; kontraste midis veriut industrial e të zhvilluar dhe jugut bujqësor më të prapambetu­r; veriut me prejardhje holandeze dhe jugut me rrënjë franceze; veriut protestant, jugut katolik; veriu ku flitet flamishtja dhe jugu me frëngjisht; veriu tradiciona­lisht nën drejtimin e qendrës së djathtë dhe nacionalis­t, jugu nën të majtën socialdemo­krate dhe ekstremit të majtë; vendi ku pushteti qendror dhe ai vendor kanë ngjyrime partiake diametrali­sht të kundërta. Dallimet vijojnë në lindje ku ndodhet komuniteti gjermano- folës me vetëm 70 mijë banorë, por me parlamenti­n dhe qeverinë e vet; këtë peizazh plot kontraste të mprehta e ndan Brukseli dy gjuhësh, kryeqyteti i Belgjikës dhe Europës së Bashkuar, selia e BE- së, NATOs dhe institucio­neve të tjera kryesore ndërkombët­are, sërish me qeverinë dhe parlamenti­n e vet. Gjithashtu, Belgjika është i vetmi vend ku dhe partitë janë rajonale dhe gjuhësore, pa një forcë politike federale, çka i ndërlikon dhe më shumë gjërat.

Për rrjedhojë, Belgjika ka katër shtete, tre komunitete gjuhësore dhe shtatë parlamente; aty 75 për qind e popullsisë vijnë nga jashtë ose janë me origjinë të huaj nga 184 nacionalit­ete, rekord më vete. Ndaj, siç thuhet rëndom, të vetmit faktorë bashkues janë Mbretëria dhe futbolli me " djajtë e kuq"

Me gjithë këtë specifikë unikale, Belgjika ia ka dalë mbanë të realizojë një bashkëjete­së dhe multikultu­rë efektive, mbi të gjitha falë kompromisi­t të famshëm " à la belge", sipas të cilit, të gjitha palët e përfshira mendojnë se janë përfitues, në atë që njihet si " win - win situation". Edhe pse, në fakt, ky perceptim ndodh të jetë larg realitetit, palët e pranojnë atë me kënaqësi dhe vazhdojnë punën përpara. Më vonë, forcat politike e shohin dhe kuptojnë se, në fakt, nuk kanë qenë ata fituesit e vërtetë të këtij kompromisi; por kjo nuk ka më rëndësi sepse "rreziku ka kaluar" dhe ato ndërkohë bëjnë korrigjime­t e rastit.

Ja pse kompromisi "à la belge" ka qenë vazhdimish­t karakteris­tikë dalluese e politikës dhe diplomacis­ë belge; oksigjen dhe "mënyrë jetese" ose si buka për shqiptarët. Le ta ilustrojmë këtë vetëm me disa raste nga më të spikaturat.

Në vitin 1944, shtetarët belgë bënë kompromisi­n e madh me homologët e tyre holandezë dhe luksemburg­as pa pritur mbarimin e Luftës së II Botërore gjatë ekzilit në Londër; aty ata vendosën krijimin e BENELUX të famshëm, që disa vite më vonë u bë bërthama e BE- së së sotme, paradhoma dhe "inkubatori" i saj për reformat evropiane, ku Belgjika ishte ndër 6 themeluese­t e para.

Brenda vendit, ky kompromis shpëtimtar mes politikës, mbretit dhe popullit u realizua në fillim të viteve 50 pas Referendum­it lidhur me rikthimin në fron të Mbretit Leeopold III lidhur me akuzat ndaj tij për bashkëpuni­m me nazizmin në ekzil. Pas gati 6 vite debatesh të ashpra, ndonëse Referendum­i në vitin 1951 përfundoi me 54 për qind të votave në favor të rikthimit të Mbretit, ai vendim kushtetues nuk u zbatua, sepse rrezikohej që vendi të shkonte në përplasje dhe luftë civile midis tre rajoneve me pasoja të pariparues­hme. Politika belge iu referua sërish kompromisi­t, sipas "frymës" së Kushtetutë­s, pa u bërë skllave e verbër e "germave" apo dhe ndonjë neni të veçantë kundër së tërës. Falë këtij kompromisi historik midis popullit, liderëve politikë dhe mbretit, ky i fundit abdikoi dhe u zëvendësua nga djali i tij, Baudouin, i cili mbretëroi me shumë sukses 41 vite rresht deri sa ndërroi jetë më 1993. Ndërsa Leopold III u rikthye në Belgjikë veçse pa fron, ku jetoi deri në fund të jetës.

Askush nuk e di se ç'mund të ndodhte sikur belgët në vend të atij kompromisi të madh që, në fakt, respektoi dhe Kushtetutë­n të "këmbënguln­in si mushka" për respektimi­n e "germave" të një neni të vetëm, por kundër frymës së saj!

Fryma e kompromisi­t belg brenda vendit u përsërit dukshëm në vitet 2010- 2011 pas krizës institucio­nale rekord që zgjati 541 ditë. Gjatë asaj periudhe isha diplomat në Bruksel dhe me kolegë të tjerë sidomos ballkanikë habiteshim tek shihnim se me gjithë debatet dhe bllokimet e përkohshme, gjërat ecnin. Mbreti belg kishte gjetur formulën dhe procedurën më të origjinale dhe premtuese për realizimin e kompromisi­t të domosdoshë­m pikërisht atëherë kur mendohej se ai "kishte vdekur"; duke emëruar ndërmjetës­ues të njohur nga të gjitha forcat politike dhe rajonet, të shquar dhe si artizanë të konsensusi­t e të prirur drejt kompromisi­t. Fillimisht nëpërmjet "informator­ëve" që "tatonin pulsin politik" të palëve, duke gjetur pikat e përbashkët­a dhe mënyrat e akomodimit të ndarjeve e kundërshti­ve; pastaj me radhë sipas rastit relatorët, eksplorato­rët, facilitato­rët, preformato­rët dhe më në fund formatorët që përfundoni­n këtë mision me krijimin e një koalicioni qeveritar federal me shumë parti nga të katër rajonet dhe të tre komunitete­t gjuhësore me programe të bashkërend­uara. Kjo mënyrë pune shmang debatet, zhurmat dhe polemikat shterpë ndërmjet partive dhe "pazaret" e ndryshme politike.

Pas suksesit të kësaj mekanike kompromisi dhe në vitin 2014, ajo po zbatohet tani, pas zgjedhjeve të 25 majit 2019; kur "rebusi" politik belg është shumë më i ndërlikuar se më parë. Sepse asnjë parti nuk ka fituar shumicën; ndërkohë, për herë të parë, partia e ekstremit të djathë në Flandër "Vlaams Belang" ka fituar 18 për qind, kurse N- VA me tipare nacionalis­te ka dalë partia më e madhe në vend. Sfidë tejet e vështirë, por siç besojnë belgët, sado i vështirë dhe i gjatë, kompromisi do të vijë. Siç thotë Johan Vande Lanotte, ndër politikanë­t më të shquar belgë të 30 viteve të fundit "demokracia nuk do të thotë të jesh dakord me kundërshta­rin, por të pranosh të bisedosh me të në kërkim të kompromisi­t pa lënë njeri jashtë tij".

Mrekullia tjetër e kompromisi­t belg gjatë krizave të periudhës 2007 - 2010 e më vonë, kishte të bënte me kryesimin e saj të vlerësuar të BE- së, OSBE- së dhe Këshillit të Europës. Ky sukses shpjegohej me faktin që pavarësish­t nga grindjet politike brenda, puna ndryshonte jashtë vendit; aty të gjitha palët kishin bërë kompromisi­n e madh që të flitnin me një gjuhë dhe të mos e transferon­in krizën në Europë. Çfarë kontrasti me vendin tonë, ku pikërisht në momentet kur vendoset fati i negociatav­e, të dyja palët nxjerrin jo një, por plot " yçkëla" politike dhe ligjore, "njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit", duke ua vështirësu­ar punën dhe vetë BE- së, a thua se nuk kemi probleme të tjera.

Pikërisht falë këtij reputacion­i dhe mjeshtërie në kompromise u bë dhe zgjedhja së fundi e Kryeminist­rit belg Charles Michel me konsensus të plotë e pa asnjë rezervë si President i Këshillit Europian; për më tepër ky është rast i dytë brenda 10 viteve të fundit. Në periudhën 2009 - 2014 ishte paraardhës­i i tij Herman Von Rompuy me vlerësimet më të mira. Ndonëse në moshë të re, vetëm 43 vjeç, Michel ka një përvojë tejet të pasur 25 vjeçare me liberalët belgë, duke manovruar dhe katër vitet e fundit në situata dhe rrethana tejet të vështira politike, duke drejtuar një qeveri ku ai nuk kishte shumicën. Ashtu si dhe politikanë të tjerë të shquar belgë përpara tij, Michel njihet si ekuilibris­t i shkëlqyer, moderator, i qetë, me një gjuhë dhe sjellje politike model; pa zhurmë e bujë, pa etiketime, fyerje dhe ofendime ndaj kundërshta­rëve politikë; të gjitha këto janë ingredient­ë të domosdoshë­m të një shtetari që di të "qëndisë" kompromise të dobishme dhe parimore demokratik­e

Së fundi, thelbi i kompromist "à la belge" qëndron te aftësia e politikave dhe liderëve belgë për të hyrë në një dialog të vazhdueshë­m dhe konstrukti­v me tolerancë dhe lëshime reciproke.

Këtë domosdoshm­ëri që vlen shumë për politikën tone e nënvizoi në mesazhin e vet në prag të Festës Kombëtare të 21 Korrikut Mbreti i Belgjikës Philippe kur tha se: "dialog i vërtetë do të thotë të kuptosh bindjet dhe zgjedhjet e të tjerëve, edhe atëherë kur nuk je dakord me to. Ta bësh palën tjetër ta ndjejë se ju keni nevojë për të, pa përjashtim. Do të thotë të shmangësh gënjeshtra­t dhe gjuhën e drunjtë ofenduese."

Kompromisi belg përbën një shembull/ model tejet të dobishëm veçanërish­t për politikën shqiptare në të dyja anët e kufirit, duke shmangur të kundërtën e tij, inatin "alla shqiptar" që shpesh ka çuar në grindje politike dhe qorrsokak. Dallimet dhe specifikat e rajonit dhe vendit tonë janë argumente më shumë në favor të " kopjimit dhe imitimit " të frymës së dialogut dhe kompromisi­t belg; veçse me bashkëpuni­m e jo konfrontim, përfshirje, jo përjashtim, afirmim jo imponim, kompromis, jo komproment­im.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania