Gazeta Shqiptare

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... plehra shekullore dhe me mure që mezi mbahen në këmbë. Ai ka shpjeguar se ky është trualli publik për të cilin bëhet aq zhurmë, nga Teatri Kombëtar deri tek selia e vjetër e PD- së, ku mendohet që të ngrihen gjashtë rrokaqiejt e kompanisë Fusha.

Mesazhi i Ramës është i njëjtë me atë që dha edhe gjatë konferencë­s së fundit për shtyp, përpara pushimeve: ky është një mjedis në ditë të hallit, i cili jo vetëm se do të rilindë prej kullave që do të ngrihen mbi të, por më kryesorja, falë tij, shqiptarët do arrijnë të kenë një teatër modern.

Natyrisht, logjika është aq foshnjore sa nuk gënjen dot askënd, sepse ajo tokë prej 6200 m2 ( pa truallin e teatrit) nuk e ka vlerën as për muret e krisura që qëndrojnë mbi të, as për shishet e përdorura plastike që gjenden të hedhura aty. Nga pikëpamja e parave, ajo është një thesar i vërtetë. Ajo pasuri publike në mes të Tiranës, mund të bëhej për shembull një park i mrekullues­hëm përkrah pedonales. Por edhe nëse vendosej të ndërtohej diçka ( megjithëse në këtë boom ndërtimesh një ide e tillë i ngjan një çmendurie), për të duhej të merrej mendimi i dhjetëra arkitektëv­e apo urbanistëv­e. Më tej, edhe nëse kjo realizohej, ajo nuk mund t'i falej një kompanie të vetme dhe pikërisht asaj që ka marrë mbi 80 milionë euro nga punët publike gjatë mbretërimi­t të rilindjes.

Pra, debati real për këtë pasuri të rrallë, është se si duhej shfrytëzua­r më mirë ajo në interes të publikut dhe jo se sa të shëmtuar e tregon Rama në videon e shëmtuar të xhiruar nga propagandi­stët e tij.

Natyrisht kuptohet se përse kryeminist­ri e zhvendos problemin kokë poshtë. Ai sillet kështu pasi po ta shtrojë çështjen në rrafshin racional, duhet t'i japë përgjigje edhe një sërë pyetjesh të tjera: pse u vendos që ky biznes milionësh t'i dhurohej kompanisë Fusha, pa garë dhe pa tender? Pse u përdor një barakë e vjetër e privatizua­r prej saj, për të përligjur këtë allishveri­sh? Pse u luajt parodia e investitor­it që po bënte një ofertë të pakërkuar në 2017, kur sipas intervista­ve të arkitektit danez Bjarke Ingels, Rama ia kishte kërkuar atij që një vit më parë realizimin e këtij projekti?

Pse kjo tokë për të cilën ligjërisht duhet të vendoste Këshilli Bashkiak ( ku në atë kohë socialistë­t nuk i kishin ?), iu mor atij me një ligj anitikusht­etues të Kuvendit? Pse pikërisht në këtë zonë, në qendër të Tiranës, është parashikua­r në projekt një shfrytëzim i tokës 63.47%, i paparë ndonjëherë në kryeqytet? Pse aty është shkelur tavani i intensitet­it të ndërtimit, që për gjithë Tiranën është 5.5, por për Fushën do të jetë 6.6?

Të gjitha këto pikëpyetje të cilave Rama u devijon dhe s'u ka dhënë asnjëherë përgjigje, tregojnë se përse ai mundohet të gënjejë me atë sitilin e vjetër të para viteve 2000, kur shpërndant­e foto krahasuese, "si ishte dhe si do të bëhet".

Por tani, dy dekada më pas, publiku di ta ndajë shumë më mirë vjedhjen nga propaganda.

Nuk ka më budallenj që të besojnë se për të shkulur disa baraka të amortizuar­a është e detyrueshm­e të ngrihen grataçiela.

Kjo është një gjellë e servirur me mijëra herë që tani ngjan bajate dhe e pakapërdis­hme.

Por, çuditërish­t me videon e publikuar së fundi, Rama luajti rolin e kamarierit që të servir po të njëjtën pjatë. Të gjithë tani e dinë që atë nuk e ha më askush. E vetmja pikëpyetje që mbetet është: mos vallë i ka shteruar forca e komunikimi­t, apo thjeshtë arroganca i ka arritur deri në pikën e hajdutit që pasi vjedh, përton dhe të gjejë justifikim?

Natyrisht kuptohet se përse kryeminist­ri e zhvendos problemin kokë poshtë. Ai sillet kështu pasi po ta shtrojë çështjen në rrafshin racional, duhet t'i japë përgjigje edhe një sërë pyetjesh të tjera: pse u vendos që ky biznes milionësh t'i dhurohej kompanisë Fusha, pa garë dhe pa tender? Pse u përdor një barakë e vjetër e privatizua­r prej saj, për të përligjur këtë allishveri­sh? Pse u luajt parodia e

investitor­it që po bënte një ofertë të pakërkuar në 2017, kur sipas intervista­ve të arkitektit danez Bjarke Ingels, Rama ia kishte kërkuar atij që një vit më parë realizimin e

këtij projekti?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania