Gazeta Shqiptare

Lerda shpërthen ndaj gjyqtarit: Ishte një situatë e turpshme

-

pankinën e tribunë, se kanë bërë gjithçka si duhet. Kemi qenë bashkë, kemi dhënë maksimumin dhe mund të merrnim diçka më shumë", vijoi ai. "Tek episodi fola me gjyqtarin e katërt dhe e pyeta pse u ndryshua vendimi. Sapo pësuam golin, pashë vijërojtës­in që kishte çuar flamurin dhe isha i qetë. Por ata e ndërruan vendimin dhe nuk kishte si ta shihnin e merrnin vendim ndryshe. Ky është turp, është e turpshme. Nesër kalon gjithçka, por klubi ka pësuar një dëm të madh", tha Lerda. I pyetur nga "VIP Sport" për paraqitjen e ekipit, ai u shpreh pozitivish­t për lojën. "Djemve nuk mund t'u them gjë tjetër, kemi bërë tri ndeshje në lartësinë e duhur, kanë mbajtur lart figurën e Partizanit. Nuk mund ta quaj katastrofë ndeshjen e parë ndaj Sherif në Tiranë, të gjithë kanë bërë mirë. Të jenë krenarë, shumë krenarë se kemi dalë me kokën lart. Ishim në lojë e kishim raste të rëndësishm­e, kishim mundësi erdhëm këtu e luajtëm futboll e nuk u paraqitëm keq, luajtëm futboll e patëm mundësi të kalonim. Por përtej rasteve, kishte 5- 6 situata ku gjyqtari ndalte lojën kundër nesh, edhe faulli i golit nuk ishte. Pastaj Braun i mori topin kundërshta­rit po shkonte në portë, por ai e ndali me 3 futbollist­ë tanët në zonë. Janë raste që vendosin ndeshjen pastaj", tregoi Lerda. "Boldor? Dha paraqitje të mirë, si e gjithë skuadra. Kemi luajtur me personalie­t duke u munduar të bëjmë lojën, kjo është rruga e duhur. Kemi luajtur ndaj një skuadre që luan prej 10 vitesh në këtë aktivitet, jemi paraqitur mirë, nuk mund të thuhet ndryshe. Dalim me kokën lart, nuk e meritonim këtë eliminim. Duhet t'i duartrokas­im të gjithë djemtë, se kanë bërë çdo gjë që ishte në mundësitë tona", deklaroi Lerda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania