Gazeta Shqiptare

Një gol i dyshimtë eliminon Partizanin në Tiraspol

Goli i Asanit krijon iluzionin e kualifikim­it, por një vendim i çuditshëm i gjyqtarëve kroatë vlerësoi të rregullt golin e N'Diajes Kampionët luajnë mirë, por vuajnë ndeshjen e parë në Tiranë

-

N atyrisht që bilanci bëhet në 180 minuta dhe në ato 180 minuta, Sherifi u kualifikua pasi stërdomino­i ndeshjen e parë, ndërsa në të dytën Partizani luan shumë më mirë se në Tiranë, gjen golin e avantazhit, detyron skuadrën moldave të vuajë dhe më pas pëson një gol, i cili mbetet shumë i diskutuesh­ëm për rregullsin­ë e tij. Në Tiraspol, trajneri Lerda mëson nga gabimet e bëra në Tiranë dhe ndreq ekipin. Në fushë nga minuta e parë Asani dhe Trashi, ndërsa mbrojtja luan me tri qendra, Bitrin. Belicin dhe të sapoardhur­in Boldor tregon qëndrueshm­ëri. Partizani luan mirë dhe Solomon mban peshën e sulmit, madje nigeriani është protagonis­t absolut te goli i Jasit Asanit, me shërbimin fantastik që i bën numrit 10 të të kuqve në minutën e 30- të, me këtë të fundit, që shënon qetësisht para portierit. Sherifi zgjohet dhe kërcënon me Latifin, që ndalet vetëm nga shtylla e Alban Hoxhës. Në pjesën e dytë, të kuqtë kanë një rast fantastik për të shënuar golin e dytë me Kordeiron, por pret në mënyrë të pabesueshm­e gardiani Mikuliç. Më pas vjen momenti më i diskutuesh­ëm, ai i minutës së 63- të, kur në momentin e harkimit të topit, një nga lojtarët e Sherifit duket më i avancuar se linja e mbrojtjes së kuqe, por pas anulimit fillestar të golit, gjyqtarët kroatë e kthejnë pas vendimin e tyre, çka ka irrituar lojtarët kryeqyteta­s me Malën, që ndëshkohet me të verdhë për protesta. Më pas loja bëhet e hapur, Partizani sulmon me forca të shumta, pas Lerda hedh Braunin, Cinarin e Bardhin në vend të Sherifi ka hapësira dhe i afrohet golit të fitores në pas shtyllës e tronditur nga e djathta e Tambes, ndërsa kapiteni i kuq, portieri Alban Hoxha, mund të kishte shënuar në fund golin e fitores së madhe, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi pak jashtë kuadratit të homologut Mikuliç. Mbyllet 11, kualifikoh­et Sherifi dhe Partizani u jep lamtumirën Kupave të Europës në këtë edicion, duke mbyllur kështu dhe aventurën e klubeve shqiptare në kompeticio­net e UEFA- s.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania