Gazeta Shqiptare

Basha: Plani i Edi Ramës është grabitja, ka vrarë shpresat e shqiptarëv­e

"Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten"

-

Nga Peqini ku vijoi turin e tij të taki meve me strukturat partiake dhe demokratët e thjeshtë, kreu Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u shpreh i bindur se ndryshimi dhe rotacioni politik do të vijë vetëm nëpërmjet votës së shqiptarëv­e. Duke përjashtua­r mundësinë e çdo pazari me kryeminist­rin Edi Rama, kryedemokr­ati theksoi se 30 qershori ishte një referendum popullor për ndryshim, ku 85 për qind e shqiptarëv­e refuzuan qeverisjen e majtë. Por ai theksoi se ky ndryshim do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund bashkë me të edhe bandës së oligarkëve dhe hajdutëve. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri përgjegjës Edi Ramën për krizën e thellë ekonomike të vendit, ndërsa theksoi se grabitja është kthyer prej tij në filozofi qeverisjej­e. "Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e papunë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shëndetësi­a, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracion­in më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ' 90", - theksoi kryetari Basha. Lideri i opozitës vuri në dukje se përqendrim­i i ekonomisë dhe pasurive të vendit në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës ka thelluar varfërinë në vend. "Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërroh­et nga Edi Rama me një grusht biznesmenë­sh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëritjetr­in. Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirsh­ëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë, por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëv­e në bashkëpuni­m me Edi Ramën", - u shpreh Basha. Kreu i demokratëv­e përmendi koncesione­t, PPP- të, tenderat, lejet e ndërtimit, ligjet speciale si mënyrat më të

OLIGARKËT

"Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurrojë, të ndërtojë, të provojë".

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje në Cërrik
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje në Cërrik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania