Gazeta Shqiptare

PD çon Pjetrin në prokurori: Ka mashtruar me dekriminal­izimin

-

Partia

Demokratik­e ka ngritur dje dyshime se kreu i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminal­izimit, duke gënjyer shtetin dhe opinionin publik. Partia Demokratik­e i është drejtuar me një shkresë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me përmes së cilës i kërkon të verifikojë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, kandidat i PS në Shkodër për 30 qershorin. Në kërkesën e cila mban firmën e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD, Gazment Bardhit, thuhet se ka indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak të ligjit të dekriminal­izimit. "Nga të dhënat të bëra publike më parë ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Valdrin Pjetri ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t'u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Ai në vitin 2001- 2002 ka qenë i arrestuar/ ndaluar në Itali ( ka jetuar në Firence, Itali) dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritete­t përgjegjës­e italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 200223.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë", - thuhet në shkresën që PD- ja i ka dërguar Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Pavarësish­t nga vepra për të cilin dyshohet Pjetri, nëse vërtetohet se kjo e dhënë e pretenduar nga PD është e vërtetë dhe ai nuk e ka deklaruar në formular, kjo përbën shkak që ai të humbasë mandatin dhe të përballet me organet e drejtësisë për mashtrim dhe deklarim të rremë.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje në Peqin
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje në Peqin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania