Gazeta Shqiptare

Kreu i PD: Rama heshti për Dakon, bankomatin e tij personal

-

Kryetari

i Partisë Demokratik­e ka reaguar dje sërish ndaj vendimit të Departamen­tit të Shtetit për ta shpallur Vangjkush Dakon si të padëshirua­r, duke i refuzuar vizën amerikane me argumentin se është i korruptuar. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Basha thekson se Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë vendim, ndërsa pak muaj më parë sulmoi edhe VOA- n për publikimin e vjedhjes së votave ku ishte përfshirë Dako. "Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama- Veliaj- Mafia e ndërtimit dhe drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psikik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë

zakonshme me të cilat Edi Rama grabit shqiptarët bashkë me oligarkët e tij. "Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurrojë, të ndërtojë, të fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal, Vangjush Dako. Edi Rama hesht që SHBA e shpalli Dakon të korruptuar. Rama sulmoi VOA- s që të mbronte vje

provojë", - tha Lulzim Basha. Po gjatë ditës së djeshme kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u ndal në një takim edhe në Rrogozhinë ku e cilësoi 30 qershorin si një farsë antikushte­tuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bashkitë e vendit. "30 qershori është nul. Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal. Shumë dhjen e zgjedhjeve nga Vangjush Dako, një kryebashia­k i korruptuar. Dako dhe krimi i organizuar janë një", - tha kreu i demokratëv­e. Ai shtoi se Dako ka vjedhur për hesap të pushtetit të Edi Ramës, ndaj dhe pa ndëshkimin e të gjithëve atyre që janë përfshirë në këto afera, nuk do ketë demokraci dhe drejtësi. "Duke blerë pushtetin për Ramën, ata shtojnë pasurinë për vete. Edi Rama dhe Vangjush Dako janë një. Duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e vet të paligjshme. Pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi", thuhet në videon e postuar nga lideri i PD- së, Basha.

shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Rrogozhina nga Kavaja, Durrësi, Elbasani dhe nga gjithë Shqipëria",- u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai shprehu vendosmëri­në e opozitës për të larguar nga pushteti pakicën që prodhoi 30 Qershori. "30 Qershori ishte një farsë antikushte­tuese që u zhvillua në

dhunim flagrant të dekretit të Presidenti­t, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucio­n që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidenti­t, është Gjykata Kushtetues­e, e cila nuk ekziston" - tha Basha. Për argumentet e paligjshmë­risë së 30 qershorit, zoti Basha iu referua edhe konstatime­ve të raportit paraprak të OSBEODHIR- it. "30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli sh

qiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal, sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës" - u shpreh Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania