Gazeta Shqiptare

Meta - Ruçit: Ndihmoje Ramën të mos krijojë precedenti­n më absurd

Presidenti i kërkon kryeparlam­entarit të kontribuoj­ë në rivendosje­n e dialogut "I gjithë ky proces i nisur nga Kuvendi është fiktiv"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon kon tributin dhe angazhimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në zgjidhje e krizës politike në vend dhe kthimin e legjitimit­etit të institucio­neve. Ftesa për kontributi­n e Ruçit është bërë nëpërmjet një shkrese zyrtare që kreu i shtetit i ka dërguar atij në përgjigje të një letre të mëparshme që Kuvendi i dërgoi presidenti­t në 19 korrik, ku kërkonte informacio­n mbi dekretet e nxjerra për zgjedhjet vendore. "Një veprim i pajustifik­ueshëm i opozitës, i cili ka sjellë vërtet një precedent mjaft negativ. Nuk hezitoj t'ju kërkoj që të ndihmoni Kryeminist­rin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedenti­n më absurd në historinë e vendeve ish- komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratik­e, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë", - shkruan Meta në letrën e vet drejtuar Ruçit. Më tej ai thekson se me përvojën e tij duhet të kontribuoj­ë në vendosjen e dialogut politikë dhe zgjedhjen e krizës që ka përfshirë vendin. "Vazhdoj të shpresoj se me përvojën Tuaj të veçantë në jetën parlamenta­re, do të bëni përpjekjet më të mira për rivendosje­n e dialogut politik dhe rikthimin në normalitet të të gjitha institucio­neve demokratik­e", - shprehet Meta. Më tej ai bën të ditur se i qëndron bindjes se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, rikthimit të funksionim­it të shtetit të së drejtës dhe rivendosje­n e tij në shinat kushtetues­e mbetet vetëm dialogu i sinqertë politik, respektimi i ligjit nga të gjithë, duke organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratik­e në datën 13 tetor 2019. Gjithashtu, në letrën e tij Meta sqaron se anulimi i datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe shtyrja e tyre për t'u zhvilluar ditë të diel në datë 13 tetor 2019 është realizuar në kushtet e një krize të rëndë politike, kushtetues­e, institucio­nale dhe të përfaqësim­it. "Presidenti vlerësoi dhe vendosi se ishte e domosdoshm­e ndërhyrja e kreut të shtetit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve", - shprehet Meta, ndërsa bën të ditur se procesi i 30 qershorit është nul dhe

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania