Gazeta Shqiptare

Precedentë­t e shtyrjeve të zgjedhjeve në Shqipëri

-

Presidenti

Ramiz Alia, i cili ishte dhe udhëheqësi i fun dit i sistemit komunist në Shqipëri, reflektoi me përgjegjës­i të lartë shtetërore në koherencë me ndryshimet e mëdha politike që po ndodhnin në gjithë Europën Lindore dhe më datë 17.01.1991 ndërmori vendimmarr­jen për shtyrjen e datës së zgjedhjeve të përgjithsh­me të planifikua­ra për t'u mbajtur më datë 10 shkurt 1991, duke e shtyrë zhvillimin e tyre për t'u mbajtur më datë 31 mars 1991. Një tjetër rast i shtyrjes së zgjedhjeve evidentohe­t në vitin 2006, kur Presidenti i Republikës me Dekret nr. 5131, datë 02.12.2006, vendosi që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të zhvillohes­hin ditën e shtunë datë 20 janar 2007.

Në vitin 2017 Presidenti i Republikës, me Dekretin nr. 10098, datë 24.03.2017, vendosi: "Caktimin e datës 7 maj 2017, si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë". Për shkak të krizës politike të vitit 2017 opozita nuk u regjistrua si pjesëmarrë­se në këto zgjedhje e po ashtu edhe dy kandidatët e regjistrua­r u tërhoqën nga kandidimi. Më datë 20 maj 2017, z. Edi Rama, kryetar i mazhorancë­s dhe z. Lulzim Basha, kryetar i opozitës, i'u drejtuan me një letër Presidenti­t të Republikës, duke e njoftuar atë se më datë 18 maj 2017, ata kishin arritur një marrëveshj­e politike që mundëson përfshirje­n e opozitës në zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re, si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar të bashkisë Kavajë. Në këto kushte, Presidenti i Republikës vendosi që data e zhvillimit të zgjedhjeve për këtë njësi të qeverisjes vendore, të shtyhej dhe të caktoheshi­n për t'u zhvilluar në datë 25 qershor 2017. Me Dekretin nr. 9883, datë 05.12.2016, Presidenti i Republikës, caktoi datën 18 qershor 2017, si ditë për zhvillim e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak të krizës politike të vitit 2017 dhe mospjesëma­rrjes dhe regjistrim­it të opozitës në këtë proces zgjedhor, realizimi i zgjedhjeve në datën 18 qershor 2017, bëhej i pamundur. Në këtë mënyrë, pasi palët politike dialoguan dhe dakordësua­n një mirëkuptim të shprehur me shkrim, Presidenti i Republikës, nxori Dekretin nr. 10 351, datë 21.05.2017, nëpërmjet të cilit neni 1, i dekretit nr. 9883, dt. 05.12.2016 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin", u ndryshua dhe u caktua se zgjedhjet për Kuvendin të shtyhen dhe të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania