Gazeta Shqiptare

Zguri thërret mbledhjen e KQZ, anëtarët e majtë do bojkotojnë

"30 qershori 2019 nuk konsideroh­et datë ligjore zgjedhjesh"

-

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thirrur gjatë ditës së sotme mbajtjen e mbledhjes së posaçme me rend dite shqyrtimin e kërkesës së disa partive opozitare për nisjen e procedurav­e për organizimi­n e zgjedhjeve vendore në 13 tetor. Lajmin e ka bërë publik vet KQZ nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në media ku theksohet se me kërkesë të Partisë Republikan­e, PAA dhe LSI, KQZ do të zhvillojë gjatë ditës së sotme një mbledhje ku do të shqyrtojë kërkesën e tyre për nisjen e procedurav­e organizati­ve për zgjedhjet vendore. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 03.08.2019, ora 10: 00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt vendimit "Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga partia Republikan­e e Shqipërisë, partia Agrare Ambientali­ste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim "Për fillimin e procedurav­e për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019", - thuhet në njoftimin e KQZ- së. Por burime nga KQZ kanë bërë të ditur mbledhja është thirrur nga kryetari i KQZ- së Klement Zguri dhe pritet që anëtarët e propozuar nga e majta të mos marrin pjesë, duke e bërë praktikish­t të pamundur mbajtjen e saj.

LETRA

Pas konsultimi­t me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha disa nga partitë aleate të PD- së, i janë drejtuar dje me një letër zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkojnë atij që të hapë procesin e organizimi­t të zgjedhjeve vendore të 13 tetorit, sipas dekretit të Presidenti­t të Republikës. Letra është dërguar nga LSI, PR dhe PAA dhe në të ato argumentoj­në se nuk e njohin 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, pavarësish­t se ato u zhvilluan në 61 bashkitë e vendit. Ato thonë se njohin dekretin e Presidenti­t dhe bazuar në të kërkojnë nisjen e procedurav­e. "Data 30 qershor 2019 nuk konsideroh­et datë ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se "Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsiderat­ë interesin e elektorati­t. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetues­e dhe një Gjykate të Lartë funksional­e, ku e para është i vetmi organ i mandatuar

për të vendosur në lidhje me kushtetues­hmërinë e dekreteve të Presidenti­t", - thuhet në letrën e firmosur nga Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Endrit Braimllari. Më tej ato sqarojnë se sipas dekretit të datës 27 qershor, mbetet në fuqi 13 tetori si data e ligjshme e organizimi­t të zgjedhjeve, ndaj dhe KQZ duhet të nisë sa më

KËRKESA

"Duke mbajtur në konsiderat­ë se, më datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush, KQZ ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitje­t për organizimi­n dhe mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor. Ndaj kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidenti­t në fuqi"

 ??  ?? KQZ
KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania