Gazeta Shqiptare

Dako nuk është më kryetar bashkie, Gjici në Kukës merr detyrën

-

Vangjush

Dako nuk është më kryetar i Bashkisë së Durrësit. Nga dita e djeshme ai e ka lënë këtë detyrë, ndërsa kryebashki­akja e re e Durrësit ka bërë betimin. Në ceremoninë e transferim­it të detyrës ishte dhe vetë Dako, si dhe drejtues dhe deputetë të Partisë Socialiste në këtë qark. Ndërkohë që detyrën e kryebashki­akut e ka marrë dje edhe Safet Gjici, i cili do drejtojë Bashkinë e Kukësit. Ndryshe nga sa pritej demokratët kuksian nuk kanë bërë rezistencë, ndërsa Gjici ka marrë qetësisht zyrën e tij. Në një komunikim me mediat i deleguari demokrat në këtë qytet, kreshnik Çollaku bëri të ditur se tërheqja nga rezistenca ishte një vendim i strukturav­e lokale të PD- së për të shmang konfliktin e dhunshëm. "Një kukull e Edi Ramës, me presion të qytetarëve po përpiqet që të instalohen në zyra. Falënderoj drejtuesit e PD dhe qytetarët që shmangën një skenar të dhunshëm. Këto forca policie kanë pasur një qëllim që si dhuratë të shkak

parë organizimi­n e tyre. "Duke mbajtur në konsiderat­ë se, më datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush, KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërish­t neneve 2, 10 dhe 21 e vijues tonin konflikt civil dhe viktima. PD e shohin pushtetin jo si një qëllim, por si një mision për t'u shërbyer qytetarëve. Gjici mandat jo legjitim, antikushte­tues. Asgjë e vjedhur nuk do ta gëzoni. Këtë do i them Ramës dhe Safet Gjicit", - tha Çollaku. Po ashtu gjatë ditës së djeshme ka marrë detyrën e kryebashki­akut edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe kryebashki­akja e Urës Vajgurore. Të vetmet bashki ku ka patur rezistencë ka qenë Përrenjasi dhe Mati. Kryebashki­akja në ikje Miranda Rira nuk pranuar të lëshojë zyrën, ndërsa kryebashki­aku i ri u detyrua të betohet në ambientet e gjimnazit të Përrenjasi­t.

të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitje­t për organizimi­n dhe mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor. Ndaj kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidenti­t në fuqi", thuhet

në letrën e partive aleate të PD- së.

MBLEDHJA

Por duket se mbledhja e sotme nuk do ketë mundësi të zhvillohet. Kjo pasi katër anëtarët e këtij komisioni të zgjedhur si propozime të PS- së pritet të mos marrin pjesë në të, duke mos e njohur 13 tetorin si datë të zgjedhjeve. Burime nga

KQZ kanë bërë të ditur se ata nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe për rrjedhojë për shkak të mungesës së kuorumit ajo nuk do të zhvillohet. Në rast se kjo ndodh atëherë subjektet që i kanë dërguar letër KQZ- së mund të kërkojnë të drejtën e tyre në Kolegj për të detyruar KQZ- në që të mblidhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania