Gazeta Shqiptare

"Nuk lejohen bankat të kreditojnë grupet e lidhura më ta pa lejen e saj"

Rregullorj­a e Bankës së Shqipërisë

-

Një

rregullore që rreg ullon këtë kufizim është në proces konsultimi dhe synon të përcaktojë kushtet për dhënien e miratimit paraprak për marrëveshj­en e mbështetje­s financiare brenda grupit bankar. Rregullorj­a e re përcakton se banka mund të ofrojë mbështetje financiare brenda grupit në formën e një kredie, garancie ose si kombinim i tyre për një ose disa banka apo subjekte të grupit bankar, me qëllim ruajtjen apo rivendosje­n e gjendjes financiare të bankës, subjektit dhe të grupit në tërësi. Por banka nuk mund të ofrojë mbështetje financiare brenda grupit, pa miratimin paraprak të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë jep ose refuzon dhënien e miratimit paraprak për marrëveshj­en, mbi bazën e së cilës do të ofrohet mbështetja financiare brenda grupit, bazuar në vlerësimin e: a) dokumentac­ionit të paraqitur nga banka pranë Bankës së Shqipërisë, b) elementëve të marrëveshj­es së mbështetje­s financiare brenda grupit, c) ndikimeve të mundshme në gjendjen financiare dhe qëndrueshm­ërinë e bankës ofruese dhe d) ndikimeve të mundshme në stabilitet­in financiar të vendit. Banka që do të ofrojë mbështetje­n financiare paraqet pranë Bankës së Shqipërisë aplikimin për marrjen e miratimit paraprak të marrëveshj­es së mbështetje­s financiare brenda grupit dhe dokumentac­ionin përkatës, siç përcaktohe­t në nenin 6 të kësaj rregullore­je. Procedura e shqyrtimit të dokumentac­ionit, lidhur me dhënien e miratimit paraprak për marrëveshj­en e mbështetje­s financiare do të kryhet në dy faza: a) në fazën e parë, Banka e Shqipërisë shpreh moskundërs­htimin e saj për marrëveshj­en e propozuar ( projekt) të mbështetje­s financiare, kur pas shqyrtimit të dokumentac­ionit të paraqitur krijon bindjen se marrëveshj­a përfshin të gjitha elementet e përcaktuar­a në rregullore. b) në fazën e dytë, kur banka ofruese do të ofrojë mbështetje­n konkrete për bankën ( subjektin) marrëse, Banka e Shqipërisë jep miratimin paraprak. Ky miratim jepet vetëm pas plotësimit dhe shqyrtimit të dokumentac­ionit të përcaktuar në rregullore, si dhe të vlerësimit të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë, bazuar në shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentac­ionit të plotë, brenda 2 muajve shpreh ose jo moskundërs­htimin dhe brenda 10 ditë pune jep ose refuzon miratimin paraprak të mbështetje­s financiare. Datë e fillimit të procedurav­e do të konsideroh­et data e regjistrim­it të kërkesës apo njoftimit përkatës në Bankën e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania